Gusht 14, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Sulm terrorist në Bagdat: Mbi 31 të vdekur e dhjetra të plagosur

Sulm terrorist në Bagdat: Mbi 31 të vdekur e dhjetra të plagosur

KMA NEWS / Dy shpërthime vetëvrasëse në Bagdat lanë 31 të vrarë dhe shumë të plagosur.

Shpërthimet u kryen sot në mëngjes në Sheshin Tairan të kryeqytetit irakian, në një zonë të ngarkuar tregtare ku mblidhen edhe shumë njerëz që kërkojnë punë ditore.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, por në të kaluarën sulme të ngjashme janë kryer nga militantë të ISIS-it.

Shteti Islamik mori nën kontroll hapësira të mëdha në veri dhe perëndim të Irakut mbi tre vjet më parë. Një numër operacionesh të ushtrisë irakiane, të mbështetur nga grupe paraushtarake si dhe nga goditjet ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, çliruan qytetet kryesore dhe shumë zona të tjera të kontrolluara nga ISIS.

Muajin e kaluar, Kryeministri Haider al-Abadi shpalli fitoren mbi këtë grup ekstremist, por sulme të ISIS-it kanë vazhduar në pjesë të ndryshme të Irakut.

About The Author

Related posts