Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Zgjedhjet presidenciale në Rusi: I hiqet e drejta e konkurimit udhëheqësit të opozitës

Zgjedhjet presidenciale në Rusi: I hiqet e drejta e konkurimit udhëheqësit të opozitës

KMA NEWS / Gjykata e Lartë e Rusisë ka mbështetur një vendim që ndalon udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale të marsit.

Gjykata e Lartë mbështeti vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të ndaluar Navalnin të garojë për shkak të dënimit të tij për akuza penale.

Navalny dhe pasuesit e tij thonë se këto akuza ishin të motivuara politikisht.

Navalny ka bërë thirrje për demonstrata në Rusi më 28 janar për të protestuar ndaj zgjedhjeve presidenciale të ardhshme të vendit.

Sondazhet tregojnë se presidenti në detyrë Vladimir Putin ka gjasa të fitojë një tjetër afat gjashtë-vjeçar në zgjedhjet e 18 marsit.

Navalny pretendon se Putin, i cili ka shërbyer 17 vitet e fundit si president ose kryeministër, ka qenë në pushtet për shumë kohë. Kreu i opozitës thotë se popullariteti i Putinit është kryesisht për shkak të mediave shtetërore të njëanshme dhe një sistemi zgjedhor që përjashton kundërshtarët legjitimë.

About The Author

Related posts