Gusht 14, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ambasadori Lu: Sinjal për ndjekje penale ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla

Ambasadori Lu: Sinjal për ndjekje penale ndaj ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla

KMA NEWS /  Pas lajmit se Adriatik Llalla, ish Prokurori i Përgjithshëm është tërhequr nga sistemi gjyqësor, ka ardhur edhe reagimi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu. Ambasadori e quan fitore tërheqjen e gjykatësve apo prokurorëve të korruptuar, por vë në dukje se kjo nuk ka për t’i shpëtuar nga ndjekja penale.

Të shtunën ish-kryeprokurori Adriatik Llalla i dorëzoi Presidentit kërkesën për t’u tërhequr nga e drejta e emërimit në Gjykatën e Apelit. Njëherësh, ai iu drejtua organeve të vettingut me kërkesën për të mos iu nënshtruar këtij procesi.

“Vendimi për t’u tërhequr është një vendim personal, por largimi i çdo gjykatësi apo prokurori të korruptuar apo të paaftë është një fitore në betejën për një sistem drejtësie më të mirë. Ata nuk mund të rikthehen në sistem për 15 vjet. [Vendimi për t’u tërhequr] nuk i shfajëson këta ish zyrtarë nga përgjegjësitë e mundshme penale për korrupsion apo shpërdorim detyre. Ata që kanë frikë nga vetingu duhet të kenë frikë edhe nga hetimet e pashmangshme penale.” Shkruan Donald Lu në Twitter.

Gjatë vitit të fundit të tij në detyrë, zoti Llalla pati përplasje të forta publike me ambasadën amerikane. Atij ju refuzua viza për në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ambasadori amerikan e akuzoi hapur se prej kohësh ishte angazhuar kundër Reformës në Drejtësi, ndërsa për largimin e tij nga detyra ambasada amerikane u shpreh se “Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur”.

Mandati i Adriatik Llallës përfundoi më 7 dhjetor 2017, pas qëndrimit në krye të organit të akuzës për 5 vite. Gjatë procesit të zëvendësimit të tij me një prokuror të përkohshëm, ishte sërish Donald Lu që foli ashpër. Ai tha se Shqipëria duhet të zgjedhë një kryeprokuror, që të mos mbrojë më politikanët e korruptuar, duke iu referuar indirekt Adriatik Llallës, që sipas ambasadorit ka mbyllur çdo dosje korrupsioni.

About The Author

Related posts