Qershor 21, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Atentat me armë në mes të Tiranës: Viktimë një bisnesmen nga Tepelena

Atentat me armë në mes të Tiranës: Viktimë një bisnesmen nga Tepelena

KMA NEWS / Një 64 vjeçar është ekzekutuar me armë në mes të Tiranës mbrëmjen e së mërkurës. Vrasja ka ndodhur në rrugën “Nikolla Tupe” në qendër të ish-Bllokut.

Viktima është ndjekur nga disa persona që lëviznin me një automjet tip BMW të zezë me xhama të errët. Ngjarja ka ndodhur në një shesh pushim pallati në afërsi të zonës së ish-bllokut.

Viktim e atenmtatit ka mbetur biznesmeni 64 vjeçarë Memli Begalla me origjinë nga Tepelena. Fax News raporton se vrasja e viktimës dyshohet të jetë bërë për shkak të një borxhi të vitimës. Gjithashtu dyshohet se viktima mund ta këtë njohur autorin e krimit. Rapotohet gjithashtu se Begalla ka jetuar në Zvicër dhe po hetohen lidhjet me të shkuarën.

Po nga të njëtat burime bëhet me dije se viktima është një biznesmen dhe u gjet i vrarë pranë zyrave të tij të biznesit në zonën e Ish Bllokut. Kemi të bëjmë me një biznesmen që zotëron dy kompani të mëdha të tregtimit të gomave në Yzberisht dhe Autostradë, Tiranë. Policia në njoftimin e saj zyrtar shkruan se është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe janë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore.

Fax News raporton se viktima lëvizte me një makinë të marrë me qera. Policia ka shoqëruar 5 persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e hetimit ndër të cilët janë dhe dy djemtë e viktimës.

Biznesmeni 64-vjeçarë mbeti i  vrarë ditën e sotme në Tiranë, pasi një person e ka qëlluar me armë silenciator. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 në rrugën “Nikolla Tupe” në sheshin mes disa pallateve.

About The Author

Related posts