Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

BE diskuton për kompensimin e hendekut pas largimit të Britanisë

BE diskuton për kompensimin e hendekut pas largimit të Britanisë

KMA NEWS / Udhëheqësit e Bashkimit Evropian u takuan sot për një takim jozyrtar ku po shprehin qëndrime të kundërta lidhur me përmasat dhe përparësitë e buxhetit të organizuar para negociatave të vështira për të kompensuar hendekun që krijon për financat e Brukselit, dalja e Britanisë nga BE-ja vitin e ardhshëm.

Vendet e BE-së pritej të shpreheshin nëse janë dakord të rrisin buxhetin për BE-në për periudhën 2021-2027 për të mbuluar shpenzimet për sigurinë, mbrojtjen dhe imigracionin. Gjermania dhe Franca pritet të jenë vendet që do të rrisin më shumë kontributin e tyre

Udheqësit po diskutojnë gjithashtu nëse bien dakord t’i japin më shumë kompetenca Parlamentit Evropian për të zgjedhur kreun e ri ekzekutiv të Komisionit Evropian dhe çfarë të bëjnë me vendet e mbetura të lira në Parlament nga ikja e deputetëve britanikë.

About The Author

Related posts