Maj 25, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Dëbora na sjell kënaqësi, frymëzim, por dhe mjerim: Ja situata në Shqipëri

Dëbora na sjell kënaqësi, frymëzim, por dhe mjerim: Ja situata në Shqipëri

KMA NEWS / Sot në mëngjes pjesa më e madhe e Shqipërisë është gëdhirë nënë petkun e madh të dëborës. Gjithashtu edhe kryeqyteti i Kulturës Botërore Londra, është veshur me vellon e bardhë. Jo të gjithë e përjetojnë njësoj këtë situatë sa të këndëshme dhe të vështirë, sidomos në Shqipëri.

Një grua e sëmurë në Shqipëri mbeti në deborë dhe rrezikonte seriozisht jetën në fshatin Bratiles të njësisë Administrative Stravaj, më e largët e bashkisë Përrenjas. Familjarët e saj e kishin mbajtur në krahë.

Pas njoftimit ndërhynë Emergjencat dhe zjarrfikësit  e bashkisë ku e morën dhe e derguan në spitalin e Librazhdit. Të tjerë ndeshen me probleme dhe vështërsi të ndryshme.

Ndërsa në vendet ku funksionon rregullisht shteti dhe Demokracia, qytetarët e përjetojnë krejtë ndryshe, e përjetonë tamam siç është një bukuri prrallore e natyrës, jo si në Shqipëri ku një pjesë e mirë e qytetarëve e përjetojnë si një fatkeqësi, sigurisht bazuar nga kushtet rrethanore.

Por në të vërtetë dëbora është shumë e dobishme dhe e domosdoshme. Ajo veç bukurisë është edhe një armike e madhe e mikrobeve ku ngordhë me miliona prej tyre, duke siguruar një ajrë më të pastër dhe të shëndetshëm.

Ja se si e përshkruan përmes poezisë dëborën që ra sot një mërgimtare nga Shqipëria me banim në Londër, atje ku shteti funksiononë në mënyrë prefekte dhe demokratike.

antonetaAntoneta Filaj, një poete emigrante nga Burreli e me banim në Londër, ashtu si shumë kush është zgjuar e frymëzuar nga dëbora që kishte mbuluar kryeqytetin e atdheut të dytë të saj Londrën, ku i ka kushtuar edhe një poezi borës dhe emigrantëve të cilën e ka titulluar, “Debora Zbardhi Mërgimtarin”

 

DEBORA ZBARDHI MËRGIMTARIN !!

Zgjohesh heret dhe çfar shikon
Ditë e bukur plot bardhësi
Rrugë të mbushura jashtëzakonisht shumë
Me mërgimtar rrugës për në punë !!
Oh sa bukur dikush thotë
Ndërsta tjetri fytyrën shtrëmbron
Dikush ka ftoht, e dikush aspak
Por zemrën jo, çdo kush ka plot !!
Diçka i mungon mërgimtarit shkretë
Mbase balta e lënë pas dikur
Eh sa shumë peshë mban i mjeri
Mban gjak SHQIPTARI e jo Dreri !!
Mbase është rritur dhe pa buk, apo këmbë zbathur
Ne kasolle prej kashte , apo pallat me drita
Ka parë ditë me diell, apo netë të ndriçuara prej hëne
Nuk ka dallim , është biri i një NANE !!

Antoneta Filaj 28/02/2018.

Ja situata sipas qarqeve në Shqipëri pas reshjeve të dëborës

Reshjet e dëborës vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme. Ministria e Mbrojtes ka marrë masa për motin e acartë me të cilin po përballet Shqipëria. Më poshtë kemi të dhëna për të gjitha akset e bllokuara dhe situatën aktuale me të cilën po përballemi.
Ministria e Mbrojtjes na informon së të gjitha akset kombëtare janë të kalueshme, në disa akse rrugore kalimi është i mundur edhe pa zinxhirë, probleme ka vetëm në fshatrat malore. Në këto zona furnizimi me energji elektrike është bërë me ndërpreje.

Situata e plotë sipas Ministrisë së Mbrojtjes
Bashkia Shkodër
Aksi rrugor Shkodër-Theth është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Qafë Thore.
Aksi rrugor Shkodër-Breg Lumi është i bllokuar nga dëbora në vendin e quajtur Mali Shoshit dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 80 cm.
Aksi rrugor Shkodër-Velipojë është i kalueshëm me vështirësi në vendin e quajtur Qafë Shtiqen pasi ka prezencë të akullit dhe dëborës.
Në Theth trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 cm.
Në Breg Lumi trashësia e dëborës ka arritur mbi 20 cm.
Në Njësitë Administrative Pult dhe Shosh nuk ka energji elektrike, sepse janë këputur telat, si rezultat i erërave të forta.
Në shkollat e Njësive Administrative Pult, Shosh, Shalë, është ndërprerë proçesi mësimor.

Bashkia Malësi e Madhe
Aksi rrugor Hani Hotit – Vermosh është i kalueshëm me zinxhirë.

Bashkia Vau Dejës
Njësia Administrative Bashkia Vau Dejës (qendër), trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm.
Njësia Administrative Hajmel, trashësia e dëborës ka arritur rreth 10 cm.
Njësia Administrative Vig Mnelë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 10-15 cm.
Njësia Administrative Temal, trashësia e dëborës ka arritur rreth 60-70 cm.
Njësia Administrative Shllak, trashësia e dëborës ka arritur rreth 30-70 cm dhe aksi rrugor për në qendër të kësaj Njësie Administrative është i bllokuar.

Bashkia -Fushë Arrës
Aksi rrugor Fushë Arrëz-Iballë, është i bllokuar, trashësia e dëborës ka arritur rreth 80 cm, nuk ka asnjë borëpastruese.
Aksi rrugor Qafë Mali-Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40 cm. Po punojnë 2 borëpastruese.
Aksi rrugor Qafë Mali-Flet është i kalueshëm me zinxhirë, trashësia e dëborës ka arritur mbi 60 cm. Po punon 1 borëpastruese.
Aksi rrugor Hadroj-Qafë Benë është i kalueshëm për të gjitha automjetet, trashësia e dëborës ka arritur rreth 20 cm.

Bashkia Pukë
Në territorin e bashkisë Pukë ka pasur reshje të dendura dëbore dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm. Segmentet rrugore brenda qytetit janë të kalueshme me zinxhirë dhe po punohet me 1 mjet borëpastrues.
Segmentet rrugore të fshatrave që lidhen me qendrën e Njësisë Administrative Gjegjan janë të bllokuara, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40 cm.
Aksi rrugor rural Qafë Qerreti-Qelëz, Njësia Administrative Qelëz është i bllokuar, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm dhe po punohet me 1 mjet fadromë për hapjen e këtij aksi.
Fshatrat Qafë-Tmugu, Bushat, Ukth, Qerret i Vogël Njësia Administrative Qelëz janë të bllokuara.
Aksi rrugor rural Qafë Qerreti-Qerret, Njësia Administrative Luf-Qerret është i bllokuar. Fshatrat Luf, Pla, Kqirë, Plet janë të bllokuara. Akset rrugore rurale Buhot, Bicaj, Rrapë, Binisht, Njësia Administrative Rrapë janë të bllokuara, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50 cm. Proçesi mësimor nuk është zhvilluar në këtë Njësi Administrative. Ka pasur probleme me energjinë elektrike.
Në aksin rrugor Vau Dejës-Pukë Fushë-Arrëz po punojnë 3 mjete borëpastruese.
Aksi rrugor Hadoj-Gjegjan-Reps është i kalueshëm me zinxhirë, po punojnë dy borëpastruese.

Qarku Kukës
Trashësia e dëborës në Tunel-Kalimash ka arritur rreth 70 cm, Qafë Shllak rreth 90 cm, Qafë Tobli rreth 60 cm, Qafë Luzhë rreth 50 cm, Valbonë rreth 1.1 m dhe Qafë Morinë rreth 40 cm.
Në qytete trashësia e dëborës ka arritur: në Kukës rreth 35 cm, Bajram Curri rreth 45 cm dhe Krumë rreth 32 cm.
Akset rrugore nacionale që përshkojnë Qarkun e Kukësit vazhdojnë të jenë nën efektin e rënies së reshjeve të shumta të dëborës dhe erërave të forta duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Rruga e Kombit është e kalueshme pa zinxhirë. Po punojnë 12 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.
Aksi rrugor rural Kolsh-Qafë Shllak është i kalueshëm me zinxhirë. Po punojnë 4 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.
Aksi rrugor rural Kukës-Bushtricë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë. Po punojnë 4 borëpastruese për të mbajtur të hapur këtë aks rrugor.
Aksi rrugor rural Kukës-Ura e Zapodit është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 1 borëpastruese dhe 1 fadromë.
Aksi rrugor rural Kukës-Krumë-Qafë Prushi-Kam është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. Trashësia e dëborës në Qafë Tobli ka arritur rreth 40 cm dhe në Qafë Prushi rreth 30 cm.
Aksi rrugor rural Bajram Curri-Kam është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese dhe 1 fadromë. Trashësia e dëborës në Qafë Luzhë ka arritur rreth 30 cm.
Aksi rrugor rural Bajram Curri-Valbonë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë. Po punojnë 3 borëpastruese dhe 1 fadromë. Trashësia e dëborës ka arritur rreth 1 m.
Aksi rrugor rural Qafë Morinë-Bajram Curri-Fierzë-Lekbibaj është i kalueshëm pa zinxhirë. Po punojnë 2 borëpastruese. Trashësia e dëborës në Qafë Morinë ka arritur rreth 20 cm.

Akse të bllokuara:

Bashkia Kukës: Njësitë Administrative Arrën, Shishtavec, Grykë-Çajë Arrën, Kalis dhe disa fshatra të Njësisë Administrative Malzi dhe Topojan.
Bashkia Has: Fshatrat Cahan, Mujaj, Dajç Kishaj.
Bashkia Tropojë: Njësia Administrative Fierzë, fshatrat Degë dhe Rajë.
Njësia Administrative Bujan, fshatrat Geghysen, Lëkurtaj, Selimaj dhe Gri.
Njësia Administrative Tropojë e Vjetër, fshatrat Çelinë, Kuçanë, Treshnjevë, Lugu i Tropojës, Kovaçe dhe Shkelzen.
Njësia Administrative Bytyq, fshatrat Berishë dhe Zogaj.
Njësia Administrative Lekbibaj, fshatrat Brisë, Palcë, Salcë, Curraj i Epërm, Peraj, Tetaj dhe Gjopepaj. Po punojnë mjetet e bashkisë Tropojë për hapjen e këtyre akseve.

Qarku Dibër
Aksi nacional Ura e Çerenecit-Stëblevë, është i bllokuar.
Në segmentin Klenjë-Stëblevë trashësia e dëborës ka arritur rreth 1 m dhe po punohet me 2 mjete fadroma të firmës kontraktore për ta kthyer këtë aks rrugor të kalueshëm.

Akset nacionale Peshkopi-Kala e Dodës, Muhurr-Reç, Qafë Bualli-Martanesh, Trebisht-Doganë Maqedoni janë të kalueshme me zinxhirë.

Akset rrugore rurale në bashkinë Bulqizë
Janë të bllokuara fshatrat me qendrën e Njësive Administrative Martanesh, Ostren, Trebisht, Shupenzë dhe qendrat e Njësive Administrative me akset rrugore kryesore në Njësitë Administrative Martanesh e Ostren.
Bashkia Bulqizë është duke punuar me 4 mjete, fadroma dhe 1 borëpastruese dhe po bëhet e mundur hapja e rrugëve kryesore lidhur me Njësitë Administrative.

Akset rrugore rurale në bashkinë Dibër
Janë të bllokuara akset rrugore të fshatrave të Njësive me qendrat Administrative Kala e Dodës, Reç, Selishte, Lure, Arras, Maqellare, Luzni, Sllovë dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 50- 70 cm. Njësitë Administrative Selishtë e Lurë janë të bllokuara.
Në aksin rrugor rural Lurë-Rrëshen po punohet për të bërë të mundur hapjen e këtij aksi rrugor.
Forcat e bashkisë po punojnë me 3 mjete fadroma dhe 1 borëpastruese të Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile për të bërë të mundur hapjen e këtyre akseve rrugore.
Në bashkinë Klos është e bllokuar Njësia Administrative Xibër.
Në bashkinë Mat Njësia Administrative Macukull po punohet nga forcat dhe mjetet e bashkisë për hapjen e akseve rrugore.
Në qytetin e Dibrës ditën e sotme është ndërprerë zhvillimi arsimor në të gjitha nivelet.
Në bashkinë Bulqizë kanë zhvilluar mësimin vetëm 2 shkolla.
Në bashkinë Mat, nuk është zhvilluar mësimi në 10 shkolla për efekte të bllokimit të akseve rrugore nga reshjet e dëborës.

Qarku Lezhë
Në bashkitë Lezhë dhe Kurbin trashësia e dëborës ka arritur rreth 5-15cm në zonat fushore dhe në ato kodrinore e malore.
Firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve nacionale, po punojnë me forca, mjete për hedhjen e kripës dhe mbajtjen e rrugëve te hapura.
Forcat e bashkive po punojnë me mjete për hedhjen e kripës dhe hapjen e akseve rrugore kryesore dhe rurale, që lidhin qendrat e Njësive Administrative me qendër bashkie dhe ato mes fshatrave.

Bashkia Mirditë
Trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-50 centimetër. Në zonat e thella ka probleme në qarkullimin e mjeteve.
Njësia Administrative Fan, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40-50cm.
Në fshatrat Thirrë trashësia e dëborës ka arritur rreth 40cm, Domgjon rreth 30cm, Xhuxhë rreth 50cm, Konaj dhe Shëngjin rreth 30-35 cm.
Aksi rrugor rural që lidhin fshatin Konaj-Xhuxhë është i bllokuar.
Në Njësinë Administrative Selitë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 30cm.
Në qytetin Kurbnesh, trashësia e dëborës ka arritur rreth 40-45cm. Akset rrugore rurale kalohen pjesërisht me zinxhirë.
Në Njësinë Administrative Orosh, trashësia e dëborës ka arritur rreth 20cm.
Në zonën Reps-Bulshar trashësia e dëborës ka arritur rreth 40-50cm.
Aksi rrugor Nënshejt-Lajthizë është i bllokuar.
Në Njësinë Administrative Kaçinar, trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-30cm.
Në Njësinë Administrative Kthellë, trashësia e dëborës ka arritur rreth 20-25cm. Asket rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Furnizimi me energji elektrike ka funksionuar me ndërprerje.
Në Njësitë Administrative Rrëshen dhe Rrubik, trashësia e dëborës ka arritur rreth 25cm. Akset rrugore janë të kalueshme me zinxhirë. Furnizimi i qyteteve dhe i fshatrave me energji elektrike ka funksionuar me ndërprerje.
Aksi rrugor nacional Milot-Shkopet-Burrel, ka ngrica dhe dëborë në afërsi të tunelit të Shkopetit dhe lëvizja e mjeteve bëhet vetëm me zinxhirë pasi trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-20cm.
Aksi rrugor nacional Rrëshen-Shpal-Gjegjan është i kalueshëm me zinxhirë. Po punon 1 borëpastruese për hapjen e këtij aksi rrugor.
Rruga e Kombit Rrëshen-Tunel Kalimash, është i kalueshëm pa zinxhirë, ka prezencë ngricash dhe trashësia e dëborës ka arritur rreth 15-30 cm.
Firma kontraktore po punon me 4 mjete për të siguruar kalueshmërinë normale në rrugë. Mjetet që po punojnë në akset rrugore rurale të bashkisë Mirditë.
Në Njësinë Administrative Rrëshen 1 fadromë.
Në aksin rrugor nacional Rrëshen-Perlat 1 fadromë.
Në aksin rrugor rural Perlat-Kurbnesh-Lurë 1 fadromë.
Në Njësinë Administrative Kaçinar 1 fadromë.

Qarku Elbasan
Aksi rrugor nacional Librazhd-Stëblevë, në segmentin rrugor Lunikut-Fushë Studen, është i kalueshëm me zinxhirë. Segmenti rrugor Fushë Studen-Stëblevë është i bllokuar.
Në Bashkinë Gramsh vazhdojnë të bien reshje dëbore dhe është punuar për normalizimin e qarkullimit në akset rrugore rurale të bllokuara.
Në bashkinë Përrenjas është punuar në drejtim të akseve rrugore rurale me probleme, por vazhdojnë të bien reshje dëbore.
Aksi rrugor rural Togëz-Qarishtë, bashkia Librazhd ngelet problematik.
Segmenti rrugor Qafë Shapkë-Qarishtë është i bllokuar.

Qarku Vlorë
Në zonat e banuara nuk ka pasur prezence ngrice ose dëborë.
Segmenti rrugor në Qafën e Llogorasë është i kalueshëm pa zinxhirë.
Mjetet e firmës kontraktore janë duke punuar me: 2 borëpastruese, 1 fadromë dhe disa mjete për hedhjen e kripës.
Segmenti rrugor në Qafën e Muzinës është i kalueshëm pa zinxhirë.

Qarku Gjirokastër
Aksi rrugor rural Frashër, bashkia Përmet, në vendin e quajtur Kokojka vazhdon të jetë i bllokuar, si dhe segmentet rrugore në Frashër me fshatrat Miçan, Vërçisht, Zavalan, Ogrenj. Po punon 1 fadromë për zhbllokimin e akseve rrugore.
Aksi rrugor në bashkinë Këlcyrë, në zonën e Malëshovës trashësia e dëborës ka arritur rreth 20 cm dhe është i bllokuar.
Aksi rrugor rural në Njësinë Administrative Ballaban në fshatin Psar është i bllokuar. Bashkia ka dërguar 1 mjet për zhbllokimin e këtij aksi rrugor.

Akset rrugore rurale në Njësinë Administrative Kurvelesh dhe Buz, bashkia Tepelenë janë të kalueshme me zinxhirë. Mungon energjia elektrike në disa fshatra.
Grupet e punës së OSHEE-së po punojnë në terren për eleminimin e defekteve.
Aksi rrugor Libohovë-Poliçan, në Njësinë Administrative Zagorie, bashkia Libohovë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor rural Poliçan-Sheper, Njësia Administrative Zagorie është i bllokuar nga dëbora. Për zhbllokimin e këtij aksi rrugor është dërguar 1 mjet tip fadromë.
Aksi rrugor rural Golem-Kolonjë Njësia Administrative Picar, bashkia Gjirokastër është e bllokuar nga dëbora. Për zhbllokimin e këtij aksi është dërguar 1 mjet tip fadromë.

Qarku Korçë
Në disa zona malore të Qarkut Korçë si: Dardhë, Vithkuq, Lekas, Voskopojë dhe Velçan kanë filluar reshjet e dëborës, trashësia e dëborës ka arritur rreth 50-70cm.
Gjendja e akseve rrugore nacionale është si më poshtë:
Aksi rrugor Boboshticë-Dardhë, është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Korçë-Voskopojë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Ersekë-Çarshovë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Libonik-Lozhan-Molla-Grabovë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.
Aksi rrugor Korçë-Erseke është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Liqenas-Dogana Goricë është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.
Aksi rrugor Zemblak-Liqenas është i kalueshëm pjesërisht me zinxhirë.
Aksi rrugor Bilisht-Hoçisht-Baban është i kalueshëm pa zinxhirë.
Aksi rrugor kryesorë Qafë Thanë-Qafë Plloçë-Dogana Kapshticë është i kalueshëm pa zinxhirë.

Gjendja e akseve rrugore rurale është si më poshtë:
Aksi rrugor Qafa e Plloçës-Stropskë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Golik-Vëri-Proptisht është i kalueshëm me zhinxhirë.
Aksi rrugor Proptisht-Slabinjë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Vërdove-Varet e Grekut është i kalueshëm me zinxhirë.
Të gjitha akset rrugore rurale të Njësive Administrative Dardhas, Proptisht dhe Trebinjë që lidhen me fshatrat janë të bllokuara. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtyre akseve rrugore.
Aksi rrugor Voskopojë-Lekas është i bllokuar.
Aksi rrugor Vithkuq-Shtyllë është i kalueshëm me zinxhirë.
Aksi rrugor Shtyllë -Panarit është i bllokuar.
Të gjitha akset rrugore që lidhin Njësitë Administrative me rrugën nacionale në bashkinë Kolonjë janë të kalueshme me zinxhirë.
Aksi rural rrugor, fshati Arrëz, bashkia Devoll, po punohet për hapjen e këtij aksi.
Akset rrugore brenda qyteteve janë me qarkullim normal.
Në zonën e Lozhanit, Lekasit, disa fshatra Moglicë, Zona Mesmal, disa fshatra të Njësisë Administrative Dardhas, pjesërisht Podgozhan ka mungesë të energjisë elektrike.

Qarku Tiranë
Aksi rrugor Tiranë-Dajt aktualisht është i kalueshëm me zinxhirë për shkak të uljes së temperaturave në orët e mbrëmjes.
Aksi rrugor Tiranë-Elbasan, në zonën e tunelit aktualisht është i kalueshëm me zinxhirë për shkak të reshjeve të dëborës.
Aksi rrugor Tiranë-Krrabë është i bllokuar.
Shërbimet e Policisë së Shtetit po monitorojnë situatën dhe po këshillojnë drejtuesit e mjeteve të kenë kujdes në këtë aks rrugor.

 

SITUATA E PLOTE NGA ARRSH
Ne rrugen Qafe Priske – Shengjergj, Qafe Priske – Qafe Molle qarkullohen me zinxhire. Segmenti rrugor nga Trau Dajt – Antena – Teleferik, qarkullohet me zinxhire. Degezimi Tuneli Krrabe kalueshmeria me zinxhire, Po punohet per pastrimin e dhe kriposjen e aksit. Aksi Tirane-Elbasan- ka patur reshje te herepashershme bore. Tarashesia arrin deri ne 15cm. Eshte bere pastrimi dhe vazhdon te trajtohet me kripe per efekt te ngricave. I kalueshem pa zinxhir. Rruget Vore-Mbikalimi-Shkozet,MbikalimiKashar –Rinas,Kamez-Fushe Kruje- Milot jane kriposur duke shmangur ngricat dhe kalimi kryhet pa zinxhir

QARKU DURRËS
Ne kete qark rruga Kruje – Qafe Shtame eshte e kalueshme me zinxhir ka patur rreshqitje dhe renie materialesh ne rruge. Rruga mbikalimi Shkozet-Ura e Dalajnit eshte duke rene bore, eshte bere pastrimi dhe kriposja duke shmangur ngricat. Qarkullimi eshte normal.

QARKU ELBASAN
Segmenti Librazhd-Stebleve.Librazhd-Tozhgez kalimi normal pa zinxhire. Segmenti Lunik-Studen-me zinxhir Fushe Studen-Stebleve e bllokuar.Elbasan- Shelcan e kalueshme pa zinxhir. Shelcan – Gjinar ka pasur reshje te shumta bore e kalueshme me zinxhir. Librazhd- Qafe Thane – Dogana Qafe Thane segmenti eshte I hapur per qarkullimin. Rekomandohen perdoruesit e rruges te levizin me shpejtesi te reduktuar, per shkak te pranise se lageshtise dhe ngricave. Tunel- Elbasan e kalushme pa zinxhire, Elbasan- Perrenjas- Kapshtice e kalushme pa zinxhire, Qafe Thane Dogane e kalushme pa zinxhire, Kapshtice-Dogane, e kalushme pa zinxhire, Pogradec- Dogana Tushemisht e kalushme pa zinxhire.

QARKU BERAT
Nuk ka probleme per qarkullimin ne akset e ketij Qarku.

QARKU VLORË
Reshje te dendura bore riffilluan ne Llogara kete mengjes reth ores 06:00. Vazhdohet te punohet me borepastruese dhe shperndarje kripes. Bora ka zbritur deri ne Dukat Fshat. Rruga eshte plotesisht e kalueshme

QARKU GJIROKASTËR
Ne aksin rrugor Ura e Leklit – Permet ne piken e ndarjes te rretheve Permet dhe Tepelene, rruga eshte ngushtuar dhe eshte e kalueshme me 1 kalim. Eshte vendosur sinjalistika paralameruse.

QARKU KORÇË
Prrenjas – Pogradec ka rreshje te dendura debore qarkullimi behet pa zinxhire pasi jane mjetet borepastruese ne terren por drejtuesit e mjeteve duhet te jene shume te kujdesshem. Segmenti Qafe Thane trashesia e bores mbi 40 cm. Aksi Maliq – Ciflig e kalueshme pa zinxhira, trashesia e bores 20cm

Akset rrugore K/Boboshtice – Dardhe ,Korce-Voskopoje, Erseke – Carshove, qarkullohen me zinxhire. Rruget Korce – Erseke,K/liqenas –Dogana Gorrice,K/Zemblak- K/Liqenas K/Libonik-Lozhan – Molla Grabove, kalimi pjeserisht me zinxhire. Rruga,Bilisht-Hocisht –Baban, kalimi pa zinxhira . Po punohet per te normalizuar qarkullimin ne te gjitha rruget

QARKU FIER
Nuk ka probleme ne akset e ketij Qarku. Te gjitha akset po mbahen ne monitorim te vazhdueshem nga kontraktoret.

QARKU LEZHË
Rruga Lezhe-H.Gjuetise-Vain,Lezhe-U.Mil.-U.Zog rreth 10 cm bore , qarkullimi kryhet pa zinxhire. Ne segmentet rrugore Lezhe – Shengjin dhe Lezhe – Shkoder ka patur rreshje te pakta bore ne oret e para te mengjesit pa krijuar shtrese. Eshte trajtuar reuga me kripe gjate gjithe nates per arsye te ngricane. Rruga e paster dhe pa probleme aktualisht per tafikun, i kalushem pa zinxhire. Ne segmentin Lezhe – Vau i Dejes km.8.7 rruga e kalueshme ne nje korsi te vetme. Nga ana e kontraktorit eshte bere kufizimi i zones se demtuar me sinjalistiken perkatese.

QARKU KUKËS
Ne segmentin Kukes- Shishtavec eshte bere pastrimi i rruges, qarkullimi kryhet pa problem. Mjed-Puke-Fushe Arrez –Fushe Dukagjin vazhdojne reshjet e bores, rruga ne segmentin Puke-fushe Arrez e kalueshme me zinxhire dhe Fushe Arrez-Shemri e kalueshme me zinxhire, Qafe mali-Shemri e kalueshme me zinxhire, eshte i hapur nje kalim dhe disa vendrime. Perdoruesit te kene kujdes pasi ka rrezik nga Orteqet. Milot- Rreshen-Tuneli Thirres-Morin (Rruga e Kombit) Aktualisht rruga eshte e gjitha ne asfalt, trafiku eshte i rrjedhshen dhe ska asnje problematik. Ne morine sapo filloi bore e imet por rruga eshte totalisht e hapur,e kalueshme pa zinxhir.

Akset Bajram Curri-Fierze, Ura Dushaj-Sheshi trageteve-lekbibaj ksa Bore me intensitet te larte., Ka rreth 35-40 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire. Ura Bujanit-Qafe morine-Sopot-Kern-Tropoje ka 35-40cm bore, qarkullimi pjeserisht me zinxhire. Bajram Curri –Kam ka rreth 35-40 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire. Rruga Kukes- Bushtrice-K/Domaj-Rec Ka rreth 50-60 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet pjeserisht me zinxhire. Rruga Kukes-Ura e Zapodit Ka rreth 45 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet pa zinxhire. Shote Galica-Qender Kukes-Krume ka 45-50 cm bore, kalimi pjeserisht me zinxhire. Aksi F.Arrez- Kryqezim Fierze, rruga eshte e kalueshme me zinxhir.Aksi Qafe Shllak – Shemri – Kukes, rruga e kalueshme me zinxhir, 4 borepastruese ne operim.

QARKU DIBËR
Segmentet nga Suci-Bulqize-Peshkopi qarkullimi kryhet me zinxhire. Klos-Bulqize-Peshkopi ka rreth 5 cm, aksi eshte i kalueshem pa zinxhire. Aksi Kuben-Vasije Ka rreth 50-60 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Rruga Peshkopi – Q, Draje Bore ka rreth 50-60 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Rruga Ura-Burrel-Komsii,K.Ulez-Ura Matit Bore me intensitet te ulet. Ka rreth 50-60 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire.

Rruga Ura Qytezes-Zerqan-U.Çerenecit –Stebleve Bore me intensitet te ulet Ka rreth 50-60 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Q. Bualli – Kraste ka rreth 50-60 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Skuraj-Burrel-Bulqize-Peshkopi ka rreth 15 cm bore. Rekomandohet perdorimi i zinxhireve. Shkopet-ulez ka rreth 15 cm bore, eshte bere pastrim dhe kriposja. Qarkullimi me zinxhire. Kontraktoret kane punuar gjate nates dhe po vazhdon puna per pastrim dhe kriposje.

QARKU SHKODËR
Aksi Mjede-Puke-F.Arrez, ka rreth 70 cm debore, rruga e kalueshme me zinxhir, 3 borepastruese ne operim. Milot-lezhe-shkoder-hani I Hotit eshte bere pastrami dhe kriposja, akset jane te kalueshme pa zinxhire. Segmenti Hani Hotit –Shkoder mbi 20 cm bore, qarkullimi pa zinxhire. Muriqan-Bushat-Mjede qarkullimi behet pa zinxhire. HaniHotit-Rapsh (Tamare) ka rene bore 5 cm, eshte bere kriposja dhe pastrimi, qarkullimi behet pa zinxhire.Segmenti fushe Arres-Qafe Mali – Fushe Dukagjin i hapur kalimi me zinxhir Segementi Puke -Lufe eshte rekomanduar me zinxhire. Rruga U.Bunes-Shiroke,H/Berdices –Velipoje ka 15 deri 20 cm bore, pjeserisht qarkullimi kryhet me zinxhire. Rruga B.Jukes-K/Bushat,Balldre-kukel-Rranxa Moti me bore. Nuk ka probleme per qarkullimin e mjeteve

Rruga Lezhe-V/dejes,U.Gjadrit-Mnele” Moti me bore rreth 15-20 cm, qarkullimi kryhet pjeserisht me zinxhire. Rruga Q. Laç- Koman Moti me bore Ka rreth 10-15 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire pasi ka prani ngricash. Rruga Kolik -Boge – Razem Moti me vranesira Ka rreth 15-20 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire

Rruga K/Hadroj -Q.Bene – Rreshen Moti me bore. Ka rreth 20-30 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Mirmbajtje Rutine Rruga Q. Mali- Fierze Bore me intensitet te larte. Ka rreth 80-90 cm bore. Po punohet per pastrim dhe kriposje. Qarkullimi rekomandohet me zinxhire. Ne segmentin Hani i Hotit – Tamare ka patur rreshje bore qe kane arritur deri 10 cm me rruge. Rruga eshte pastruar dhe ka qene e hapur normalisht per trafikun. Te gjithe kontraktoret jane ne gadishmeri per situatat qe mund te paraqiten.

 

 

About The Author

Related posts