Dhjetor 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Futbolli sfidon politikën: Armand Duka rizgjidhet në krye të FSHF

Futbolli sfidon politikën: Armand Duka rizgjidhet në krye të FSHF

KMA NEWS / Presidenti aktual Armand Duka rizgjidhet për herë të pestë në krye të FSHF-së, duke fituar bindshëm ndaj kandidatit Bashkim Fino. Duka ka fituar 38 vota në raundin e dytë të votimit, duke lënë 14 vota pas Bashkim Finon.

 

Në raundin e parë të votimit në Asamblenë e përgjithshme Armand Duka ka marrë 39 vota, kundrejt 22 votave që ka marrë Bashkim Fino, ndërkohë që Hala nuk ka arritur të siguroj qoftë edhe një votë sa për simbol. Por asnjëri nga kandidatët nuk ka mundur që të sigurojë 2/3 e numri të përgjithshëm të votave, siç e kërkon ligji. Kështu që dy kandidatët e renditur në vendet e para Duka dhe Fino, i janë nënshtruar votimit të dytë ku është shpallur edhe fituesi.

Raundi i parë: Armand Duka 39 vota, Bashkim Fino 22 vota dhe Hala 0 vota, kundrejt 4 votave që dolën të pavlefëshme

Në raundin e dytë: Armand Duka 38 vota, Bashkim Fino 23 vota.

Menjëherë pas përfundimit të numërimit, ka pasur një shtrëngim duarsh mes dy kandidatëve për postin e kreut të FSHF-së.

Nderkohe ne nje prononcim per shtyp Fino deklaroi se lista e delegatëve ishte e pandershme. Ndersa Armando Duka pas fitores mbajti fjalen e tij te rastit.

“Jam i lumtur jo për faktin se do të jem president i FSHF-së por për mbështetjen që më keni dhënë dhe ndërkohë ndjej obligimin e madh sepse nga sot fillon një gjë akoma më e vështirë për mua. Dua tju falenderoj për këtë asamble e cila dëshmon dhe një herë se ne jemi bërë organizatë me standarte të larta. Nuk do vecoj asnjë votues”- tha kreu i FSHF.

Veç fitores së Armand Dukës si President i FSHF, këto zgjedhje kanë një rëndësi të veçantë pasi treguan se futbolli sfidoi politikën. Një shembull që duhet të promovohet edhe nga institucionet e tjera të pavarura.

 

 

About The Author

Related posts