Dhjetor 10, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Këngëtarja e famëshme Rita Ora do të marë pjesë në festimet e Pavarësisë në Kosovë

Këngëtarja e famëshme Rita Ora do të marë pjesë në festimet e Pavarësisë në Kosovë

KMA NEWS / Artistja e madhe shqiptare me famë botërore Rita Ora do të mari pjesë në 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë më 17 shkurt. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja e cila jo vetëm që do të marri pjesë, por në shenjë mirënjohje ka dizenjuar edhe një bluzë dedikuar pavarësisë së Kosovës.

Në statusin e saj në Instagram, këngëtarja e hitit ”Anywhere”, shpreh lumturinë për ardhjen në Prishtinën e saj, për 10 vjetorin që i ka dizenjuar një bluze, për të cilën shkruan se e ka bërë me shumë dashuri. Artistja e madhe lajmin e ka publikuar në versionin anglisht dhe në gjuhën e nënës në shqip.

”Përshëndetje të gjithëve! Jam shumë e lumtur që do të jem me ju në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë. Kjo është një bluzë të cilën e kam dizejnuar për këtë rast dhe shpresoj të mbetet një kujtim i mirë për të gjithë ne. Ju dua, Rita”,-është mesazhi i këngëtares.

rita ora

About The Author

Related posts