Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

MEPJ: Çështjeve të ngritura nga Presidenti do t’u përgjigjemi në rrugë institucionale

MEPJ: Çështjeve të ngritura nga Presidenti do t’u përgjigjemi në rrugë institucionale

KMA NEWS / Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar sot pas deklaratave të Presidentit Ilir Meta lidhur me transparencën e munguar për paktin detar me Greqinë.

Zëdhënësja e MEPJ, Edlira Prendi thotë se “Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces. Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi dhe institucionalizëm”.

Deklarata e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme:

“Në përgjigje të intersimit të mediave, zëdhënësja në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Edlira Prendi, dëshiron të bëje me dije se:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po shqyrton letrën e Presidentit të Republikës, në përgjigje të kërkesës së dërguar prej saj, për lëshimin e autorizmit për fillimin e negociatave me palën greke për delimitimin e hapësirave detare mes dy vendeve.

Çështjeve të ngritura nga Presidenti i Republikës, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do t’u përgjigjet në rrugë institucionale. Sikundër Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme është i angazhuar për të vijuar bisedimet e konsultimet me Presidentin e Republikës për të gjitha çështjet me interes për këtë proces.

Procesi i nisur me Greqinë është kompleks, ndaj kërkon qetësi, maturi dhe institucionalizëm”.

Qëndrimi i Presidentit:

Meta-konference-1-1024x695Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shpjeguar para medias arsyet pse ai e ktheu mbrapsht kërkesën Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për Plotfuqishmëri në negocimin e marrëveshjes për kufijtë detarë më Greqinë.

Meta ka bërë transparente kështu, atë politikë që po zhvillohet nga qeveria në heshtje prej disa javësh për një çështje me interes kombëtar duke vënë në dukje se detyrë e tij “është zgjidhja dhe jo thellimi i krizës”.  “Presidenca nuk ka asnjë informacion zyrtar nga bisedimet që janë bërë nga Ministria për Evropën me Ministrinë e Jashtme të Greqisë, – tha Meta. – Jo vetëm kaq, por për këtë çështje kaq të rëndësishme, komunikimi do të jetë vetëm zyrtar për të evituar çdo lloj spekullimi të cilitdo apo së paku të Presidentit të Republikës.”

Meta ka theksuar në fjalën e tij se zbaton  vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe ka cituar pjesë nga letra zyrtare që ai i ka dërguar ministrit Ditmir Bushati për këtë çështje, ku kërkohet “të qartësohet në mënyrë të mirëpërcaktuar objekti i kërkesës për negocim” si dhe “përcaktimi nominal i delegacionit”.

“Dua të sqaroj, – tha Meta, –  se sjellja e Presidentit ndaj kësaj çështjeje do të jetë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka sqaruar qartë kompetencën e Presidentit në çështjet ndërkombëtarë e konkretisht për këtë marrëveshje. Kushtetuese dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje janë jo vetëm për Presidentin, vija e kuqe për zbatim.”

Presidenti Meta solli një shembull të lëshimit të Plotfuqishmërisë që ishte dhënë nga ish-presidenti Bujar Nishani për një traktat lidhur me transportet, ku ai theksoi se ndryshe nga rasti konkret, ishin ishin saktësuar të gjitha pikat.

Po ashtu, Meta vuri në dukje se një autorizim Plotfuqishmërie i ka dhënë Bushatit më parë për marrëveshjen me BE-në për Rojen Bregdetare dhe aty ishtë saktësuar qartë delegacioni me emra, titullarë dhe një kopje e marrëveshjes. “Ka edhe raste të tjera që e saktësojnë shumë qartë këtë praktikë.” theksoi Presidenti. Psh. ka pasur një kërkesë nga ministria e Financave për Ujërat, por që nuk ka të njëjtën vlerë siç ka marrëveshja për kufijtë detarë me Greqinë.

Më vjen keq për këtë debat , – vuri në dukje kreu i shtetit, – dhe për këto sqarime që duhet të jap para jush por nuk bëhem pjesë e asnjë cenimi të Kushtetutës, vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe as bashkëfajësor me dikë që i lexon ndryshe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.”

About The Author

Related posts