Qershor 21, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Parlamenti Komision Hetimor për ish Ministrin Saimir Tahirin

Parlamenti Komision Hetimor për ish Ministrin Saimir Tahirin

KMA NEWS / Komisioni Hetimor i kërkuar nga Partia Demokratike me qëllim kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të pushtetit lidhur me çështjen ku përfshihet si i akuzuar ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të ketë në përbërje 11 anëtarë.

Komisioni do të përbëhet nga 5 anëtarë nga opozita (PD+LSI) dhe 6 anëtarë nga Partia Socialiste, ndërsa do të drejtohet nga një prej deputetëve të PD-së.

Komisioni do të ketë një afat prej 3 muajsh, ndërsa kërkesa pritet që brenda 5 ditësh të paraqitet në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kjo e fundit përcakton edhe përbërjen e komisionit, ku shumicën e ka mazhoranca por kryesinë pala që kërkoi ngritjen e komisionit, Partia Demokratike.

Konferenca e Kryetarëve do të marrë në shqyrtim kërkesën ditën e hënë, për t’u njoftuar më pas në seancën plenare të 22 Shkurtit nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

About The Author

Related posts