Maj 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

RENEA dhe forcat speciale blindojnë Elbasanin, prangosen 8 persona

RENEA dhe forcat speciale blindojnë Elbasanin, prangosen 8 persona

KMA NEWS / RENEA dhe FNSH po mbështesin një operacion të policisë lokale në Elbasan, që po drejtohet nga Altin Qato, ndërsa deri tani janë arrestuar 8 persona.

Forcat RENEA dhe ato të FNSH-së janë angazhuar në një operacion masiv mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Elbasanit. Sipas asaj që mësohet nga burime të policisë forcat e specializuara po mbështesin një operacion të policisë lokale në Elbasan, që po drejtohet nga kreu i policisë së qarkut Altin Qato. Pjesë e operacionit është edhe kryeprokurori i Elbasanit.

Deri tani mësohet se janë vënë në pranga 8 persona. Të njëjtat burime shtuan se të arrestuarit janë nga Gramshi dhe Pogradeci, por vepronin në Elbasan. Emrat e të ndaluarve nuk bëhen të ditura ndërsa janë sekuestruar mina me telekomandë, armë dhe një sasi droge.

Flitet se ky grup kriminal kishte një veprimtari jo vetëm në fushën e narkotikëve, por ishte përfshirë edhe në aktivitete të tjera të jashtëligjshme. Për arrestimin e këtij grupi, janë përdorur metoda speciale të hetimit. Nuk dihet se prej sa kohësh personat e arrestuar mbrëmjen e sotme ishin nën survejimin e agjentëve të policisë, por mësohet se ka pasur një bashkëpunim edhe me agjencitë ligjzbatuese.

Paraditen e sotme, në Elbasan ishte edhe kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku. Mesazhi që dha gjatë takimit me prokurorët atje ishte hetimi “në një mënyrë më efikase e shkuara dhe e tashmja e personave me precedentë kriminale me pasuri te dukshme ardhur në mënyre të paligjshme”.

About The Author

Related posts