Shkurt 24, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

”Vettingu në Polici”, Hodaj: Testi i të vërtetës me pajisjen e poligrafit

”Vettingu në Polici”, Hodaj: Testi i të vërtetës me pajisjen e poligrafit
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Zv.ministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka pohuar se pjesë e Vettingut në polici do të jetë edhe testi i të vërtetës me anë të pajisjes së poligrafit.

Në një intervistë në studion e lajmeve të Ora News, Hodaj theksoi se procesi i vetingut në policinë e shtetit pritet të zgjasë rreth 15 muaj. Ai shpjegoi edhe elementët të cilët do ti penalizojnë më shumë efektivat e policisë duke theksuar se rreziku qëndron tek lidhjet me krimin dhe tek pasuritë e pa justifikuara me burime të ligjshme.

Deklarata

Ka një pjesë e policisë së shtetit që mezi po e pret këtë proces sepse edhe kjo gjendje ndikon negativisht për ta dhe besojnë edhe ata fort që kjo do të ndihmojë pjesën e shëndoshtë. Ne e kemi thënë shumë herë që pastrimi nuk është qëllim në vetëvete e kësaj nisme, qëllimi është të promovojmë ata që e meritojnë dhe ata që kanë integritet.

Forca e ligjit është një tjetër operacion tjetër që synon luftën ndaj krimit të organizuar. Bashkë me ne kanë punuar edhe ekspertët e PAMECA që është misioni i asistencës policore i BE dhe ekspertët e ICITAP që është programi i asistencës nga SHBA. Poligrafi, po edhe mund të bëhet është parashikuar në ligj si një nga mundësitë. Ne jemi optimist se ky proces mbyllet 15 – 16 muaj për faktin që kemi zgjedhur një model të përzjerë ku ata që punësohen nga jashtë për të kryer vettingun e gradave të larta kryesisht do të integrohen me punonjës e kalojnë vettingun me sukses.

Përfshirja në krim apo korrupsion janë elementë që do ti penalizojë. Nëse flasim për kontrollin e pasurisë, të pasurit asete të pajustifikuara me të ardhurat e ligjshme patjetër që është një rrethanë tjetër që do ti penalizojë. Kur vjen puna tek profesionalizimi unë nuk besoj se do të ketë të larguar sepse nëse dikush rezulton i ndershëm dhe me integritet gjendet gjithmonë mënyra që policia e shtetit ta përdorë duke e ritrajnuar.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts