Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

A ishin Sali Berisha dhe Fatos Nano të zgjedhurit e Ramiz Alisë?

A ishin Sali Berisha dhe Fatos Nano të zgjedhurit e Ramiz Alisë?

KMA NEWS / Ish Sekretari i Parë i KQ të PPSH Ramiz Alia, në pleniumin e tetorit të vitit 1989 ka paraqitur një platëformë, për ndryshimin e sistemit, program i cili thuaj se është zbatuar plotësisht nga klasa politike shqiptare gjatë këtyre 27 viteve. Mbledhja nis me frazën e Ramiz Alisë, ku thotë se sistemi komunist ka kapitulluar përballë atij kapitalist dhe se “jemi të detyruar të ndryshojmë strategji” e cila ka dy synime: Në respektimin e të drejtave të njeriut dhe në  krijimin e pluralizmit politik. Por sipas dokumentit që do ta lexoni të plotë më poshtë del se duke filluar nga Sali Berisha, Fatos Nano, Sabri Godo, Skënder Gjinushi e deri tek drejtuesit e të përndjekurve politik, janë përzgjedhur ose janë emruar me pëlqimin e ish Sekretarir të KQ të PPSH Ramiz Alia. Ky pra është edhe fryti që po korrim edhe sot pas 27 vitesh duke mashtruar popullin e “pagëdhendur” shqiptarë.

Tekstin e plotë të pacensuruar, diskutimn top-sekret të Ramiz Alisë në mbledhjen e Byrosë politike në vitin 1989 dhe platforma që ai mori nga Mikhail Gorbachev  po ua botojmë të plotë më poshtë, ku vlersimet mund ti bëjë çdo njëri nga ju vetë:

Ramiz Alia: “Sistemi ynë ka kapitulluar përballë atij Kapitalist, ndaj jemi të detyruar të ndryshojmë strategji.

Kjo strategji do të synojë në dy drejtime:

1) Në respektimin e të drejtave të njeriut.

2) Në krijimin e pluralizmit politik.

Të drejtat e njeriut janë diçka brenda nesh dhe mund të abuzohet me to deri diku, por pluralizmi do të bëhet se s’bën.

Do t’i nxisim të krijohen parti sa të duan; të majta dhe të djathta e të qendrës, por gjithsesi këto parti duhen të kontrollohen e të drejtohen nga ne, programet e themelimit të këtyre partive do i formulojmë ne.

Në krye të tyre duhen të nxirren njerëz që të përkrahin strategjinë. Partia që do të marrë pushtetin do të shajë komunizmin në themel e në çati, në këtë mënyrë do të fitojmë simpatinë e Perëndimit dhe të disidencës anti-komuniste.

Ata që janë në burgje, të dënuarit dhe të persekutuarit politikë, do të thonë për ne: dhe këta e urrejnë komunizmin. Do të afrohen e do na përkrahin. Ne na intereson karta morale e tyre, do t’i aferojmë dhe do t’u japim punë të parëndësishme. Por, kurrë nuk do t’i lemë të marrin pushtetin, sepse ata sapo të marrin fuqinë, fillojnë dhe hakmerren, e neve bëhemi yzmeqarët e tyre.

Në zbatimin e të drejtave të njeriut, duhet që t’ju japim dhe kompensim në para të burgosurve e tu kompletojmë komoditete banimi. Të sekuestruarve dhe të ç’pronësuarve do t’u japim nga një letër në dorë, që ju njihet prona, por asnjëherë nuk do t’ua japim. Në forma të ndryshme do t’i ngatërroni, nga Gjykata e Shkallës Parë në të Dytën dhe për difekte teknike kthehen për rigjykim në Shkallën e Parë. Këta janë të moshuar dhe fuqi nuk kanë. Duhet të kemi kujdes nga fëmijët e tyre. Por, këta duke ju dhënë një pasaportë dhe me pak presion i largojmë jashtë. Ata që do pretendojnë dhe do të këmbëngulin, do të lëndohen. Pasuria e tëra na përket ne. Se ne e bëmë.

Materialin që më dërgoi Gorbaçovi, kam dy vjet që studioj dhe ata kanë ecur shumë përpara, për këtë jeni në dijeni.

Neve kemi kuadër sa për shtatë Komitete Qendrore dhe të mos kemi frikë. Ne kemi studimin dhe platformën gati për zbatim, do të ketë shumë intelektualë që do kundërshtojnë, këtyre nuk do ju japim punë.

Një shqetësim mund të krijojnë intelektualët pensionistë. Këtyre do tu aferojmë krijimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës dhe të Punës. Do u japim një mini-pension dhe do ju mbajmë ison. Kosova është në pragun e shpalljes së Kushtetutës. Le të bëjnë si të duan, neve kemi Platformën tonë.

Çdo gjë e kemi programuar, strategjinë e kini të gjithë të qartë dhe kemi caktuar rrugët për qëllimin e misionit tonë.

Nën një propagandë ekstreme kundër Komunizmit dhe me disa ndëshkime të vogla të nomenklaturës së Lartë Komuniste, ne komunistët reformatorë do të zbatojmë strategjinë tonë në ekonomi, që kapitalistët dhe pronarët e ardhshëm në një vend socialist të jemi ne njerëzit tanë.

Me këtë strategji brenda dy a tre legjislaturave do të kemi ish-klasën komuniste në klasë kapitaliste”.

Pyetja që shtrohet është: Sali Berisha dhe Fatos Nano, a ishin të përzgjedhurit e Ramiz Alisë dhe a është zbatuar kjo platëformë e Sekretarit të Parë të KQ gjatë këtyre 27 viteve?!

Ramiz Alija, dokumenti

About The Author

Related posts