Dhjetor 11, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Azem Hajdari dhe Tropoja, një libër i ri për heroin dhe fillimet e demokracisë

Azem Hajdari dhe Tropoja, një libër i ri për heroin dhe fillimet e demokracisë

KMA NEWS / Në Tiranë sapo doli nga shtypi një libër i ri mbi jetën e Azem Hajdarit, figura kryesore e lëvizjes anti-komuniste shqiptare në dhjetorin e vitit 1990.

Të dielën në 55-vjetorin e lindjes së tij, shokë dhe pjesëtarë të asaj lëvizjeje, sollën kujtimet dhe vlerësimet e tyre për deputetin e ndjerë, i cili humbi jetën në një atentat 20 vjet më parë.

Veprimtarë, bashkëpunëtorë dhe miq të heroit të demokracisë shqiptare, Azem Hajdari, nxorrën nga shtypi një libër të posaçëm për jetën e tij me rastin e përvjetorit të lindjes.

Libri titullohet “Azem Hajdari dhe Tropoja dhe përmban të dhëna të panjohura më parë mbi adoleshencën dhe rininë e tij, deri sa erdhi student në kryeqytet, ku shpejt zuri vend në krye të lëvizjes antikomuniste të dhjetorit 1990.

Vëllai i Azemit dhe kryetar i parë i PD së në Tropojë, Rasim Hasanaj, thotë se “libri u krye me nismën dhe mbështetjen e miqve dhe shokëve të Azemit, që e kujtojnë atë dhe i referohen atij si figurë përbashkuese sa herë që demokracia shqiptare është në rrezik e në vështirësi”.

Libri përmban kujtime dhe vlerësime të shumta për Azemin nga demokratët e parë studentë dhe intelektualë të dhjetorit 1990.

Ata theksojnë se Azem Hajdari nga fillimi i angazhimit të tij politik e deri sa ndërroi jetë u përpoq për një demokraci të pastër, pa kulisa dhe pa abuzime.

Në kujtesën e shumë njerëzve, pohojnë ata në libër, Azemi ka mbetur si studenti idealist, që e donte lirinë dhe demokracinë e popullit të thjeshtë, dhe si një politikan pasionant dhe demokrat, i cili kurrë nuk mbështeti pushtete sundimtare në kurriz të qytetarëve, por donte përherë t’i hapej rruga rinisë së shkolluar që ndërtonte lirinë e atdheut e jo burokratët e kompromentuar.

Azem Hajdari është drejtuesi i parë i lëvizjes antikomuniste të dhjetorit 1990 dhe kryetar i parë i Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në Shqipëri pas gjysmë shekulli dekitaturë komuniste.

Shumë pjesëmarrës të atyre protestave antikomuniste kujtojnë edhe sot fjalimet e guximshme të studentit nga Tropoja, që fitoi zemrat e mijëra studentëve, prindërve të tyre dhe banorëve të kryeqytetit, duke i ngritur në protesta kundër diktaturës komuniste të Ramiz Alisë.

Azem Hajdari respektohet kudo nëpër Shqiëpri si figura më simbolike e demokracisë; për nder të tij u ngrit një shtatore në Tropjë me ndihmesën e shqiptarëve të Amerikës, mes të cilëve Hari Bajraktari, Rustem Geci etj,.

Azemi është sot qytetar nderi në pothuaj gjithë qytetet e Shqipërisë dhe të Kosovës, ndonëse asnjë rrugë e Tiranës ende nuk e mban emrin e tij.

About The Author

Related posts