Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Berisha, rrëfim i pazakontë në Real Story

Berisha, rrëfim i pazakontë në Real Story

KMA NEWSIsh-kryeministri Sali Berisha në një debat me gazetarë i ftuar mbrëmjen e djeshme në studion e Sokol Ballës, ka folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend dhe situatën në PD, pas deklaratave të disa eksponentëve për krijimin e një lëvizje të re.

Përballë edhe gazetarëve, drejtorit të SYRI.net Çim Peka,  analistëve Agron Gjekmarkaj dhe Eduard Zaloshnja, ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë edhe këshillat se si PD mund të vijë në pushtet.

Berisha i është përgjigjur edhe pyetjeve lidhur me marrëveshjen e detit të bërë nga ai dhe të rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese. Sipas ish-kryeministrit për këtë çështje ka vetëm një zgjidhje.

Image

Më poshtë keni intervistën e plotë të ish-kryeministrit Sali Berisha:

Balla: A ka frikë Sali Berisha?

Berisha: Kjo është një pyetje fondamentale për çdo politikan, e njeri. Në tërësi ka dy qëndrime ndaj frikës, rrezikut, përballja dhe ikja. Unë i përkas qëndrimit të parë. Në Shkallnuer kur më hodhën bombën, unë vazhdova fjalimin, në Lushnje qëllonin me armë, unë bëra fjalimin, u nisa për Tropojë, më bllokuan rrugën, unë eca përpara. Në presidencë, pasi formuam qeverinë e Bashkimit Kombëtar, menduar se erdhi koha për të eliminuar Berishën, mbetën  në hekura, unë qëndrova 3 ditë e netë. Në 21 janar unë vazhdova punën time, me dosjet. Të pasnesërmen erdhi një zyrtar i lartë i SHBA i dërguar nga Hillary Clinton dhe më kërkon që të mos vija të nesërmen në zyrë. I thashë, absolutisht që do vij, sepse është ditë pune, por edhe po të mos ishte unë në zyrë do isha. I thashë a do i japësh një mesazh Edi Ramës: janë 5 snajper, 4 dhe unë në dritare, e po preke gjë do goditesh. Gjatë kohës kur unë kam qenë kryeministër, Rama ka bërë mbi 1750 protesta. Unë e kam respektuar si opozitë. Tani kërkon të bëjë zjarrvënësit. Jo kryeministrinë, por edhe një postë policie po e preke, nuk do të kthehesh gjallë. Në 27 janar u zhduk si ajo e pulës, nuk ka njeri që e di se ku ishte ai në 27 janar. Kjo mënyrë e imja mund të jetë edhe një mënyrë kanunore. Porosia e parë që na jepnin ishte, mos i ik rrezikut se të zë. Pse thashë kanunore. Është e qartë që prindërit e mi, 50 vite më parë edhe pse ishin mysliman, ata ndiqnin kanunin e Lekës dhe është më i cituari e i përmbajturi.

Balla: Han debat kur keni qenë kryeministër e president, por tani që nuk jeni …

Berisha: Kur isha fëmijë e shihja që nëse do të humbisja, do të humbisja po të kisha frikë e i thosha vetes, mirë të bëhet sepse pate frikë. E quaja një farë vetë trajnimi gjysëm spartan. Nuk jam trim, por nuk tërhiqem.

Çim Peka: Morët disa shembuj kur keni qenë në pushtet. Sali Berisha në vitin 2000 është grabitur nga policia e Ilir Metës, për disa orë. Pas këtij momenti edhe 2-3 protesta dhe nuk mbaj mend protesta deri në 2001.

Berisha: Kurrë jo për atë që thua ti. Prokupimi im është që me këtë lloj, shëmbëlltyrë, përballje i vetmi preokupim është vetëm që të mos tejkaloj sepse tejkalimi e humbet të drejtën. Unë e marr një reagim të botës së krimit ndaj meje. Unë jam i sinqertë në këtë që mendoj. Një njeri që gjatë 27 viteve është përballur pa asnjë lloj lëkundje me krimin, e marr si një sulm të botës së krimit ndaj meje. Ndihem komod.

Balla: E kujt i referoheni ju ..

Berisha: Edi Rama, është një nga lidhjet e krimit në Ballkan. Taulant Balla, është një nga lidhjet, i them Taulant Gjura, sepse ka kaluar me pasaportë diplomatike në Maqedoni, i them Taulant Jaupi sepse sapo ka dalë në Greqi është arrestuar si trafikant droge. I them Taulant Hoxha, sepse në vitin 1998 u vra një njeri në kryeministri. Ai ishte vëllai i Astrit Hoxhës, e njihja si njeri të mirë. Shkoi në Librazhd dhe e denoncoi këtë. Një njeri çirret nga turma dhe shan, e kush ishte ky njeri, ishte vëllai i Astrit Hoxhës, edhe ai u ekstradua në Itali si trafikant droge. Qëndrimet e tij i marr si një zëdhënës i botës së krimit.

Gjekmarkaj: E dëgjova me vëmendjen rrëfimin për 21 janarin. Mos vallë rrëfimi i shpeshtë i kësaj historie, një mënyrë për ti dhënë një mesazh jo fort të koduar Ramës.

Berisha: Jo nuk është ky qëllimi. Unë me çdo lloj të drejte mund ti jepja Edi Ramës çdo lloj përgjigje, sepse ai më vuri pritë, duke  thyer rregullat e duke marrë pushtetin e kryeparlamentit. Po të nxori në pritë duhet të presë pasojat. Në këtë rast e bëri personale dhe unë u mendova gjatë. Personale mund ti jepja çdo përgjigje, unë vazhdova punën në parlament.

Gjekmarkaj: A mos pësojnë deflacion këto akuza, ku deputeti Berisha shndërrohet në gazetar investigativ apo prokuror. Pse nuk i bëni në mënyrë legale?

Berisha: Më ke bërë një pyetje interesante. Mund të jem i vetmi kryeministër i Shqipërisë, ku në Prokurori janë grupet kriminale me të rrezikshme të këtij vendi, sepse ata janë tregtarët më kriminelë të dosjeve. Unë e dija veprimtarinë e tyre. Nuk janë gjë gjykatësit, se çfarë bëjnë prokurorët me kriminelët. Prokuroria e Shqipërisë, ka qenë e nuk ja heq fare, është institucioni më i inkriminuar, afër asaj që ka pasë në diktaturë, jo në politikë, por në krim. Çdo dosje, para 7-8 vitesh dilte në treg, media, gjë që nuk ndodh në asnjë vend. Prokuroria ka të drejtë ligjore që kryesisht të nisë çdo hetim.

Image

Balla: Ka një perceptim se sa kohë që prokuroria drejtohej nga një tjetër persona, e jo nga zonja, kishit një tjetër qëndrim. Për herë të parë nuk keni një prokuror të votuar nga PD.

Berisha: Nëse këto fjalë nuk do të ishin thënë më parë, disa herë, qëndron kjo që thoni ju. Por unë e kam thënë shumë herë dhe kam pasur informacione se çfarë ata bënin me dosjet. Përsa i përket djalit tim, do të flasim më vonë, sepse është vepër e Edi Ramës. Ndihem i nderuar.

Zaloshnja: Në themelimin e PD, kam mbajtur dy shënime, një për doktorin e një për Gramoz Pashkon. Që natën e parë që themeluam PD u duk se ju kishit një marrëdhënie me historinë. Pavarësisht se nuk jeni më kryetar i PD, jeni një nga politikanët më të rëndësishëm e ngeleni i tillë. Me ardhjen në krye të prokurorisë të një kryeprokurore të re, që është propozuar nga kundërshtari juaj, do të bëhet një ndryshim i gjykatave, edhe një gjykatë speciale që do të merret me politikanët… a përbën kjo rrezik real në lidhje me historinë…

Berisha: Marrim rastin konkret. Në mënyrë absolute asnjë shqetësim nuk mund të kem, për viktimat, sepse kam qenë në zyrën time i sulmuar dhe i vendosur, pa asnjë lidhje urdhri apo diçka tjetër me ata që ishin jashtë. Ata që do të hynin brenda do të ishte urdhri i Sali Berishës, për të mos thënë edhe gishti i tij. Ata që ishin jashtë, në mënyrë absolute, asnjë urdhër, asnjë këshillë, lidhje me Sali Berishën. E vetmja lidhje ishte që unë kam qëndruar në zyrë. E di çdo njeri që çdo lloj force do të përdorej nëse do të futeshin brenda kryeministrisë. Kush ishte komandanti i grupit të zjarrit? Është sot kryetar i PS në Mat. E kurseu Edi Rama për socialist, jo nuk e them. Garda ka zbatuar ligjin, në çdo vend me atë ligj që kanë bërë socialistët e jo Berisha. Nëse e qëllon ushtarin me gurë, ai qëllon në ajër, po e gjuajte së dyti, të qëllon në këmbë, përsë treti të asgjësor. Ushtarët u qëlluan me mijëra gurë, me dinamit. Nuk u vranë me snajper, por nga njerëz që reaguan siç thotë rregullorja. A duhej qëlluan në këmbë apo drejt, ajo është tjetër gjë. Vijmë tek serveri. Në këshillin e ministrave të Shqipërisë, në çdo kuvend, presidencë, ka zyrë sigurie që ka zero lidhje me titullarin. Në SHBA është në duart e shërbimit sekret, e në Shqipëri në duart e Gardës e nuk ka lidhje fare me kryeministrin, apo sekretarin e përgjithshëm. Jam i bindur që sot Rama nuk e di se ku është zyra e sigurisë, Meta nuk e di se ka një zyrë sigurie.

Balla: Pse një politikan mund të vrasë me armë për të mbajtur pushtetin të quhet burrë shteti, e një politikan tjetër që kërkon të marrë pushtetin të quhet kriminel?

Berisha: Mes asaj që të ikja apo të rrija në zyrën time, unë kisha bërë zgjidhjen time. Ky politikan po bënte atë që quhet, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Ndërsa një politikan që kërkon të marrrë pushtetin me dhunë, këtë e Edi Rama.

Zaloshnja: Po në shtatorin e ’98…

Berisha: Ja ku e keni Preç Zogajn, që ishte këshilltari i presidentit Rexhep Meidani që të

Cila ishte deklarata e nesërme edhe pse Dan Everst donte ta quante si grusht shteti, që Fatos Nano duhet të zbulonte vrasësit.

Balla: Pse u duk se në protestën e 18 dhjetorit dhatë disa reminishenca për tu futur në parlament

Berisha: Po e ndave mendjen, futesh në parlament. Ishte ndarë mendja për të mos u futur në parlament. Në 27 janar mbi 50 % e njerëzve ishin që ta fshimë qeverinë, por nuk mund ti përjashtosh ata. Qëllimi ishte të mos futeshin në parlament, në protestën masive ishte që të ishte protestë paqësore. Opozita duhet ti përmbahet parimeve që ka shpallur.

Balla: Në një intervistë me Eni Vasilin, sikur e shitët Adriatik Llallën…

Berisha: As se shita e as se bleva. Nëse gjeni një komunikim timin personal me Llallën, që nga dita që jam larguar, një komunikim timin personal, atëherë po. Unë nuk mund të mos marr për bazë një dokument të firmosur nga Rex Tillerson, sepse ai është kryediplomati i botës. E ata që i përgatisin dokumentet, nuk i çojnë gjëra të paqena për të firmosur. DASH duhet të sjellë faktet për të vepruar drejtësia. Pas 3-4 ditësh një zyrë e DASH është shprehur se janë të gatshëm për të paraqitur prova.

Image

Balla: A mos duhet ti kërkoni ndjesë ambasadorit Lu…

Berisha: Jo, absolutisht jo. Në radhë të parë nuk kam sulmuar asnjë me tendencë e dëshirë. Çfarë i kam kërkuar Lu-s? Atë që i kërkoj çdo kujt, nëse akuzohesh duhet të japësh përgjigje. Edhe pse është më imunitet ai është zyrtar i shtetit amerikan. Nëse Llalla thotë se, më kanë kërkuar ndërprerjen e hetimeve për kompaninë e Soros, ambasadori duhet të shpjegonte.

Gjekmarkaj: Ambasadori Lu është një nga formuesit e dosjes ..

Berisha: Unë nuk merrem me procedurat e rregullat e SHBA. Nuk më takon mua të hyj e të komentoj në veprimtarinë e një qeverie.

Zaloshnja: Ambasadori Lu duket se e ka mbështetjen e plotë të DASH, e faktet e tregojnë se ky ambasador ka qenë shumë i drejtpërdrejtë për të akuzuar politikanë … majtas apo djathtas.

Berisha: Nuk është ashtu. Ka akuzuar djathtas, 3 herë më shumë se sa Saimir Tahirin apo Edi Ramën. Nuk e ka bërë këtë. Kjo ka qenë një nga kritikat që unë kam bërë në mënyrë konstante. Gjëja më e lehtë është të sulmosh opozitën. Opozita nuk është bërë pengesë në reformën në drejtësi. Opozita ka dhënë kontribut historik në ato ndryshime kushtetuese. Nëse ato do të miratoheshin siç u formuan, drejtësia do të kthehej në një degë të ekzekutivit shqiptar. Por me Komisionin e Venecias e me këmbënguljen tonë, ato u kthyen në kushtetueshmëri.

Peka: Megjithë konsideroheni si politikani më sovranist edhe ju keni ceduar. Republika e Ambasadorëve … kushdo qoftë, Edi Rama, një ambasador nuk mund të jetë më i rëndësishëm se kryeministri. Nuk mund të ketë ambasadorë, ku gazetarë vrapojnë si spiunë në dyer ambasadash për një drekë. Një ambasador nuk mund të jetë njeriu më i rëndësishë. Ajo që i është bërë opozitës, me konsensusin që dhanë dhe me gjithë përpjekjet e Donald Lu për ta prishur konsensusin …

Berisha: Në qëndrimet e opozitës kundër ndaj të gjithë atyre përpjekjeve për ta kthyer drejtësinë në degën e ekzekutivit, ka qenë kryetari i opozitës. Kjo nuk është ashtu siç thoni ju. Kryetari i opozitës ka ruajtur një dialog konstant me ambasadorët, veçanërisht ambasadorin Lu dhe ai ka mbajtur një qëndrim konstant.

Balla: Paloka na tha se për 18 majin na kërcënuan ndërkombëtarët. Pyetja ishte se nëse ju nuk jeni të kapur, atëherë kërcënimet bien…

Berisha: Sali Berisha absolutisht ka qenë për marrëveshje. Sado që ju mund të thoni se mes asaj që të shkohet në zgjedhje pa opozitën dhe të shkohet në zgjedhje me atë marrëveshje, unë kam qenë me marrëveshjen. Shkuarja në zgjedhje pa opozitën është një gjëmë me pasoja të paparashikueshme për vendin.

Balla: A është e vërtetë se në këtë marrëveshje ka ndikuar një telefonatë…

Berisha: Para Hoyt Yee, erdhi një politikan brilant, Mcallister. Ata punuar më shumë për dështimin e asaj marrëveshje. Unë isha vetëm për suksesin e tij, por mënyra se si u organizua ajo vizitë ishte e bërë për të dështuar. Erdhi Hoyt Yee e na tha se ne nuk kemi bërë deklaratë. BE e ka bërë, por ne nuk e bëmë, por mund të detyrohemi ta bëjmë që zgjedhjet mund të bëhen pa opozitën. Bojkoti i zgjedhjeve është preluda e skenarëve më të zi për një komb. Çfarë bëri diplomati? Ai zgjeroi paketën Mcallister në Mcallister+. Kishte një qëndrim të prerë se nëse nuk e bëni, ne do të bëjmë deklaratën. Çfarë ndodhi? U bënë përpjekje edhe këtu për ta dështuar, por kjo nuk ndodhi. U bë marrëveshja. Kjo ishte një fitore e padiskutueshme e PD-së dhe kryetarit të saj. Të tjerët thotë që ishte katastrofë, por unë mendoj ndryshe. Një javë pas marrëveshjes polli italian, tregoi rritjen e PD nga 31 në 36 për qind.

Image

Balla: Kam një mesazh që më thotë se PS në Mat e drejtoj unë. Hasan Pasha.

Berisha: I uroj sukses në drejtimin e ri. E di gjithë Shqipëria që Agron Malaj ka qenë kryetar.

Peka: Kryetar i PS-së dhe i OSHEE-së.

Gjekmarkaj: E kam ndjekur z. Berisha që thotë se unë tërhiqem nga postet, por jo nga Berisha. PD sot … A ndieni përgjegjësi nëse Basha është dështim?

Berisha: Një fakt shumë interesant. Në diktakturë ishim si murgjit e Umberto Ekos, që detyroheshim të bëjmë çdo gjë, tërë ditën. Unë lexoja. Në diktaturë kishte jo një okult, por intelektualë. Pse vendosa të kundërvihem. Në vitet ’90 kam bërë shkrimet që kush i lexon sot janë parimet e një sistemi të lirë. Thellë thellë, thelbi i tij është interesi publik. Sali Berisha u shkëput, dha dorëheqjen nga PD, qëndron me të vetmin qëllim detyra e tij në interesin publik siç e koncepton ai. Rikthimi im në politikë me parti e organizata, është i pamundur. Largimi im është i pakthim. Unë ky jam.  Ajo që unë kam ruajtur që nga viti 1991 ka qenë dorëheqja, po humba zgjedhjet të lira e të ndershme.

Gjekmarkaj: Topalli, Patozi, Bode, etj… nuk i keni më në krah e këto as nuk janë në PD?

Berisha: Unë uroj që PD ti kapërcejë problemet që ka dhe i vetmi njeri që nuk mund ti shkelë vendimet, jam unë. Ky është vendim që kam mbajtur më gjatë në shpirtin tim, për ta bërë në momentin e duhur.

Balla: O kthehuni, o ikni përpara … fakti që ju nuk ikni përpara ka një hezitim..

Berisha: Unë nuk qëndroj më për karrierë politike. Në vitet ’90 i kam bërë ato shkrime për të bërë detyrën time, sot i bëj thjeshtë për interesin publik.

Peka: Momentalish kjo mazhorancë e dominon opozitën. Krimi, media, blerja e votave. Sot mediat po flasin se disa aktorë kryesorë të PD-së duan të krijojnë një parti të re… a ndien përgjegjësi Sali Berisha…

Berisha: Unë nuk mund të them asgjë më shumë se atë që kam thënë. E konsideroj jashtëzakonisht të rëndësishme që të PD të bashkojë rreth vetes, demokratët që nga vitet ’90 e deri sot. Unë në të gjithë vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore për tu përballur me këtë. Së pari bashkimi i të gjithë demokratëve, e së dyti të tërheqë rininë me vete. Unë kaq mund të them.

Balla: Ecuria e votave të PD-së. Kur ishte Berisha kryeministër në 2009, 700 e ca mijë vota. Sot projeksioni juaj nuk shkon në 480 mijë. Kur Berisha ishte kryeministër, kishte më shumë votues të djathtë dhe shumë pak mos votues. Paska zgjidhje, të rikthehet Berisha…

Balla: A mos ndoshta këto mosvotues do ti mbledhë një lëvizje…

Berisha: Edhe njëherë, unë po të më pyesni shumë herë veç ketë mund të them, si jetike për PD është bashkimi i të gjitha kontributeve nga dhjetori i ’90 deri më sot. Kjo është shumë e rëndësishme. Mendimet e mia i shpreh pa asnjë lloj kufizimi. Tërheqja e rinisë nga njëra anë dhe bashkimi i kontribuuesve të PD është interesi më i madh i kësaj force politike.

Gjekmarkaj: Nëse një aset publik shndërrohet në privat, siç po ndodh në PD ku Basha i vendosi kazmën kontribuuesve të PD dhe zgjodhi disa të rinj. Pse elitat, grupet sociale duhet ta ndjekë PD e Bashën? Që ti japë pushtet Bashës dhe një grupi serviles?

Berisha: PD pavarësisht nga vështirësitë, ka potencialet, ka stofin, parimin dhe në këtë shoqëri të jemi të sinqertë aseti i saj nga më të fuqishmit është dallimi nga lidhjet me krimin. Në këtë kontekst nuk e shoh me kaq pesimizëm edhe pse ka probleme. Mes të gjitha betejave, beteja me krimin është më e vështira. Pavarësisht nga kjo opozita, PD në tërësinë e saj të mbjellë shpresë dhe frymëzim në çdo skaj të vendit sepse ka kaq shumë arsye. Unë shpresoj se do ta bëjë.

Image

Balla: Nëse zgjedhjet mbahen sot a fiton PD?

Berisha: Shqiptarët po presin me padurimin më të madh për tu liruar nga Edi Rama. Ky është bërë sinonimi i nxirjes së emrit të Shqipërisë. Që pas diktaturës Edi Rama është njeriu që ka nxirë emrin e Shqipërisë.

Zaloshnja: Në çdo sondazh është e vërtetë që ka pakënaqësi ndaj qeverisë, por problemi është që këta të pakënaqur rriten dhe kanë arritur maksimumin. Nuk po ndodh që të pakënaqurit të shkojnë te PD. Edhe LSI, PS ka rrjedhje votash. Patozi ka paraqitur një platformë dhe Basha si ka dhënë asnjë përgjigje zyrtare.

Berisha: PD ka hyrë në procesin e analizave. Unë gjykoj që është në interesin më të mirë të ulen problematikën e të bashkohet çdo kontribut i saj. Për çfarëdo që të më pyesni unë këtë përgjigje kam. Unë isha lider në sallë dhe unë u tërhoqa. PD ta marrë në mënyrë më serioze bashkimin e të gjitha kontributeve sepse ky proces është jetik.

Peka: Këtë vit po ndodh ajo që nuk kishte ndodhur. Në 27 vite Sali Berishës i kanë thënë ik, sot i thotë hajde. Sali Berisha e ka të lidhur votën e tij me logon e PD, apo me opozitën. Nëse ndodh fraksioni në fjalë, ky do të jetë fraksioni i parë që Berisha nuk do ta akuzojë si të blerë nga kundërshtarët.

Berisha: Sa do që ndonjëherë endem midis kësaj dhe një përkufizimi që filozof nuk ka qenë, e drejta e vetëdisiplinimit, unë shkoj me të drejtën e zgjedhjes. Mendimi im është ai që kam shprehur që PD duhet të bashkojë të gjitha kontributet. Unë që atë ditë jam ndarë. Unë jam mik i tyre. Nuk lëviz nga ky pozicion. Përsa u përket medieve. Më lejohet të them një sekret timin pas kaq vitesh në politikë. Kurrë nuk jam bërë mediadipendet apo të manipuloj mediat. Media ka punë e tyre dhe ti punën tëndë. Vlerësimi po, është i padiskutueshëm.

Zaloshnja: Kemi një elektorat gri kaq të madh dhe ky elektorat ka dy gjëra, ose ju duhet të jeni në krye të PD-së e të bëni atë bashkim që nuk po e bën Basha, ose të largoheni fare nga politika e të merreni me jetën tuaj. Këta të djathtë, duke qenë se ju jeni kaq aktiv, lë një ndjenjë gëzimi… Sali Berisha është një lider politik, që nuk e ka Basha jo e jo po asnjë.

Gjekmarkaj: Basha e përçau PD, e përçau në mënyrë të vetëdijshme sepse ai nuk është kalama. Thonë që Berisha ka qenë 8 vite kryeministër dhe opozita nuk i ka bërë asnjë mocion, Jozefina Topalli ka bërë 3 mocione për Bashën.

Berisha: Unë kam prapë bindjen se PD i ka potencialet për tu ngritur në lartësinë e pritshmërive të qytetarëve shqiptarë. Beteja me krimin është më e vështira.

Balla: Basha kërkon transparencë, e disa anëtarë të tjerë të PD thonë se do të çojnë çështjen në Hagë?

Berisha: Mendoj se veprimi i qeverisë së Edi Ramës i muajve të fundit dhe në tërësi në 4 vitet ndaj Greqisë, ka qenë veprimi me delitantesk. Me fqinjët duhet të kesh marrëdhënie të sinqerta. Nëse nuk e bën, ke sherr dhe do të përballesh me pasoja. Edi Rama në 3-4 vite bëri antigrekun në të kundërt të interesave shqiptare. Në 4 vite duhej të rrisje marrëdhëniet e jo të tentojë të fusje Greqinë nën tavolinë. Se fut dot Shqipëria, Greqinë nën tavolinë. Këto marrëdhënie duheshin shtyrë përpara. Çfarë ndodhi 3 muaj e fundit? Nisi një furi me ligjin e luftës, për të mashtruar shqiptarët se po shpëtojmë nga ligji i luftës. Këtë kompleks kishte Enver Hoxha, por kurrë një vend i lirë. Ligji i luftës ka vdekur në Konferencën e Parisit. Po të merrni deklaratat e viteve 43-44 që thonin se përshëndesim luftën e shqiptarëve, por çështjen e kufijve do ta zgjidhim në konferencën e paqes. Shqiptarët po të ishin të zotë e merrnin këtë deklaratë edhe për Kosovën. Por pas këtyre deklaratave qëndronte qeveria greke. Ndodhi si ndodhi, konferenca e paqes u bë, Shqipëria ngeli në këto kufij, por ligji i luftës ishte një letër. E turpshme që Greqia e mban atë, 3 mijë vjet ta mbajnë, por është turp. Ne jemi vend anëtar i NATO-s. Kufijtë tokësorë janë të depozituar në OKB dhe të njohur ndërkombëtarisht.

Balla: Por jo nga Greqia…

Berisha: Pikërisht prandaj insistova për traktatin. Ata thanë jo, se e kemi tek Helsinku. Por unë insistova sepse ata flasin për kufijtë e detit. Ai është vetëm një rresht. Kufijtë e detit janë për tu përcaktuar. Që në momentin që këta u thanë shqiptarëve që ne bëmë marrëveshjen dhe shpëtuam nga ligji i luftës. Nuk e harroj kurrë daljen e zëdhënësit të Edi Ramës 1 orë. Kurrë nuk kanë pas shtet. Thoje shqiptar në Paris, Londër apo Berlin, ishte sinonim i rebelëve. Tani këta erdhën si çlirimtarë për ligjin e luftës. E ne do të bënim lëshime te deti. Marrëveshja që bëmë ne, nuk i ka dhënë asnjë centimetër det. Ka një ekspertizë ndërkombëtare që thotë se kjo marrëveshje është e bazuar në ligjin ndërkombëtar. E rrëzoi gjykatë, s’ka asnjë diskutim. Kjo marrëveshje u rrëzua për llogari të një fuqie të 3-të. E quaj veten shpirtërisht një mik, por në mënyrë absolute se kam vetëdije të plotë se nëse ka gjak të përzier është ai i shqiptarëve dhe grekëve e duhet të punojnë bashkë, pavarësisht nga albanofonia e tmerrshme që kanë grekët. Duhet ndërtuar një kapitull i ri, me punë. E anuloi gjykata. Doli një kryesharlatan e thoshte 352 km të dhëna. E kur i thoshte Fevziu, ai thoshte ky është një studim i imi e s’ka punë me shtetin. Edhe palës greke, i thuhet nuk kam asnjë alternativë tjetër, hajde shkojmë në gjykatë. Nuk kemi pse të negocionojmë. Ajo marrëveshje e jonë ishte e bazuar në ligjet ndërkombëtare. Pas disa kundërshtimesh grekët, pasi e panë se nuk lëvizja, më thanë se ne kemi një kërkesë. Ta çojmë në Hagë ose në arbitrazh ndërkombëtar. Por tani ikën. Rinegocioni nënkuptonte që do të hynim në pazar, që kjo do të bëhet me ekuidistancë, unë marr këtë e ti atë. Unë nuk e bëj këtë.

Image

Balla: Ka një vendim të Kushtetueses dhe asnjë qeveri nuk mund të marrë…

Berisha: Vendimi i Kushtetueses nuk ka pasur asnjë studim, asnjë citim për territor, por ka cituar Myslim Pashën. Aty thotë se i është dhënë territor, por nuk jep asnjë centimetër. Qeveria greke pranoi. Unë e kam pasur mik Karamanlisin. Një nga njerëzit më seriozë që kam njohur në jetën time. Ai ishte një shtetar i vërtetë. Antonis Samaras pranoi gjykatën.

Peka: Marrëveshja dypalëshe, mesa informacion që keni marrëveshja e re a është më e mirë për shqiptarët apo jo?

Berisha: Në çdo lloj gjëje mund të bëj debat në këtë pikë.

Balla: Kush po e përdor Edi Ramën për një marrëveshje që prap do të përdoret si precedent…

Berisha: Presim, se është fillimi. Greqia ka pasur pretendime për 3 milje det, në 1995 ka bërë një ligj që ka vendosur se mund të shpallë më shumë se 6 milje. Parlamenti turk të nesërmen është mbledhur dhe ka vendosur që Turqia ti shpallë luftë Greqisë nëse shpall 6 milje. Sa i ka marrëveshjet me Italinë? 6 milje sepse ua ka kushtëzuar konteksti gjeografik. Po të shkosh në 12 milje, të shkon Shelli nafta e gazi. Me të vërtetë mund të marrësh kanalin, por nxjerr sytë, duke lënë pasuri përrallore detare. Këta nuk janë më nacionalist se Samarasi e Karamanlisi dhe pranuan të shkonin në Gjykatën e Hagës. Marrëveshja e detit është e përcaktuar.

Zaloshnja: Nuk e dimë se çfarë është bërë në atë marrëveshjen tuaj, edhe për Edi Ramën nuk e dimë. Shumica e shqiptarëve nuk mund të ndjekin termat teknikë. Por Edi Rama ka votat në parlament?

Berisha: Nëse i fal fushat më të mëdha të Jonit, Greqisë? Nëse fut një spiun në marrëveshje? Ky binom është problematik për çdo vend të botës.

Balla: Artur Meçollarin e kam njohur personalisht e kishte akses në të gjitha dosjet super sekrete, ai i merrte dosjet dhe ja kalonte ministrit…

Berisha: Spiunë i secilit të jetë, është spiunë. Këtu nuk është as Çela e as ai tjetri. Këtu është Shërbimi Informativ i Ushtrisë. SHISH mund të japë informata për çdo kënd, varet nga ministri. Ylli Zyla është ish-kolonel i ushtrisë që ka dalë në media dhe ka shpjeguar se çfarë ka ndodhur me Meçollarin. Përveç Ylli Zylës kemi një deklaratë me përgjegjësi të plotë, të ish-ministrit.

Balla: Kemi edhe një deklaratë të ish-shefit të shtabit, sot deputet i PD…

Berisha: Certefikata e NATO-s është atribut i vendeve të NATO-s dhe ka një marrëveshje për të cilën flitet pë 1, 2, 3 apo më shumë çështje. Ajo certefikatë është për dosjet e NATO-s. Qeveria shqiptare ka fshehur dosjen. Dosja e tij është bazuar në përgjimet, në të gjitha llojet. Gjithçka është bazuar mbi bazën e përgjimeve, fotografimeve etj.

Zaloshnja: I kujt është spiun?

Berisha: Po e ndiqni ju çështjen e Muller? Çfarë po ndodh, po ndjekin të gjithë atë që kanë takuar rusët. Ushtarakët kanë kod, nuk mund të ikin pa leje, nuk mund të shkojë me pushime pa leje. Ky është i filmuar, i xhiruar i regjistruar. Ky zotëri nuk ka bërë asnjë ankesë kur e kanë ballafaquar me dosjen.

Zaloshnja: Pse mendoni ju se ky njeri do të na shesë detin…

Berisha: Ai që shet shpirtin, shet çdo gjë. Çështja është për takime me vende jo anëtare të NATO. Ushtaraku është çështje disipline. Edhe ai që ra në Spanjë. Ajo që më bën çudi është mbrojtja e atij njeriu.

Image

Balla: Si e shikoni rikthimin e Ilir Metës, rikthimin e fuqishëm të tij.

Berisha: Ato i ka zgjedhje të tij, por për marrëveshjen e detit i ke të përcaktuara në Kushtetutë. Këtu ka 1 faqe e gjysëm për këtë çështje.

Balla: E pranoni që e keni anashkaluar Bamir Topin…

Berisha: Po, por aty ka edhe një nen që thotë se delegacionet mund ti bëjë edhe kryeministri. Edhe në Kushtetutë të krijohet ideja se presidenti mund ti udhëheqë vetë negociatat, gjykata Kushtetuese e ka zbërthyer këtë gjë. Presidenti mund të marrë grupin e tij e të bëjë negociata. Me takimin që pata, nuk pashë që presidenti nuk do ta japë plotfuqinë, pavarësisht sjelljes së padenjë.

Zaloshnja: Nëse Rama me Tsiprasin do të bëjnë marrëveshje…

Berisha: Unë i ftoj shqiptarët që të ngrihen e të mbrojnë vendin e detin.

Gjekmarkaj: Nëse lind një tjetër PD…

Berisha: E kuptoj që ju keni një ngarkesë në këtë rast, por unë kam ato qëndrimet që kam shprehur.

Balla: Keni një kryeprokurore që nuk e keni votuar. Çfarë mesazhi do ti jepnit nëse do ta kishit përballë?

Berisha: Këtë akt, opozita nuk e ka pranuar sepse ky është akti i kurorëzimit të Edi Ramës si kryeprokuror. Me ligjin që ka përgatitur ai për imunitetin do të bëhet edhe kryegjykatës e do të shkojë në gjykatë vetëm ai njeri që do Rama. Edi Rama i dha pasaportën Tahirit, ai ka një mori veprimesh e procesesh. Po marr procesin ndaj Dashamir Xhikës. Ka qenë drejtor i Përgjithshëm i Rrugëve. Asnjë lloj projeksioni pse hetohet e pse po mbahet. Nëse shohim kronikat e tyre, 2 muaj e fundit para zgjedhjeve parlamenti shqiptar në mënyrë të turpshme votoi Edi Ramën për të rritur me 47 mln dollarë për të ndryshuar projektin.

Balla: Basha e tha se ishte fatura e zgjedhjeve …

Berisha: Ky veprim nuk mund të bëhet kurrë përveç se nga ministri i Financave dhe kryeministri. Asnjë ministër nuk e bën dot. Askush nuk merret me këtë. Të rrisësh me 47 mln dollarë në parlament dhe të thuash se po heton rrugën, nuk ka asnjë lidhje. Haxhinasto në derën e Prokurorisë tha se të gjitha raportet i kam çuar në kryeministri. Nëse më luftojnë politikisht do ti luftoj politikisht. 47 mln dollarë i shtoi Rama e Ahmetaj. Sekser kryesor nuk mund të ishte Dashamir Xhika, por Taulant Balla. Ka hetime, por ku janë hetimet. Kush është ai që ka shpallur tender të dytë për baypasin e Fierit e Vlorës. Pse nuk i thotë njeri Dashamir Xhikës? Sepse atë proces e ka bërë Vali Bizhga. Aty punonin firmat shqiptare dhe lekët i ndante Serenisima me Edi Ramën. Na fol pak, këta që duan të hetojnë dhe uroj që të hetojnë, po tenderohet për së dyti baypasi i Fierit dhe i Vlorës. Apo për të thënë se Xhika ishte i LSI, por ai parlament votoi 47 mln dollarë shtesë.

Zaloshnja: Ti marrim të mirëqënë që Edi Rama ka vjedhur 47 mln dollarë, se ju thoni e ka bërë Vali Bizhga…

Berisha: Dy janë njerëzit e besuar, Ëngjëll Agaçi, Don Agaçio dhe për çështje më familjare është Vali Bizhga.

Balla: Faleminderit z. Berisha dhe rrugë të mbarë në misionin tëndë, në atë që Gjekmarkaj e çuan ‘Purgator…’

Berisha: Unë kam misionin tim atë të interesit publik.

About The Author

Related posts