Prill 24, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Deklaratë bombë e Ministrit të Mbrojtjes greke: Jemi shumë afër incidentit fatal me Turqinë

Deklaratë bombë e Ministrit të Mbrojtjes greke: Jemi shumë afër incidentit fatal me Turqinë

KMA NEWS / Deklaratë bombë e Ministrit të Mbrojtjes të Greqisë, Panos Kammenosmbi acarimin e situatës mes Greqisë dhe Turqisë, ku sipas ministrit grek bëhet fjalë se situata mund të degjeneroi në një incident fatal mes dy vendeve.

Greqia është shumë afër një incidenti fatal me Turqinë.
“Ne jemi shumë afër një incidenti fatal. Kur shkelet hapsira ajrore, ne dërgoim aeroplanët tanë të shoqërojnë aeroplanët turq jashtë hapësirës tonë ajrore,” u tha gazetarëve Ministri i Mbrojtjes Panos Kamenis.

“Greqia është në pragun e një incidenti i cili mund të zgjerohet në çdo moment në zonën detare, marinë etj. duke shkelur ujërat territoriale dhe hapësirën ajrore, e cila është po aqsa greke edhe evropiane. Ankaraja po përpiqet të bëjë presion ndaj Europës, prandaj ne vazhdojmë të informojmë aleatët tanë Evropian dhe NATO-n, për çdo incident. Ne jemi të detyruar të mbrojm territorin tonë, i cili nuk është vetëm grek, por edhe evropian “theksoi Ministri grek i Mbrojtjes

Lidhur me dy ushtarë grekë që mbahen në burgjet turke, Kammenis tha: “Ky incident në kufi normalisht që është zgjidhur nëpërmjet negociatave të thjeshta midis shefave të shtabeve të dy ushtrive. Sot ne shohim përshkallëzim pas vendimit të prokurorit publik turk jo për të dorëzuar dy ushtarët tanë në konsullatën greke deri në gjyqin e tyre. Kjo pyetje nuk ka të bëjë me Greqinë, por me Bashkimin Evropian. Dy ushtarët patrullonin në një zonë të njohur për trafikim dhe një pikë e paligjshme e hyrjes për emigrantët. Këta ushtarë kanë qenë duke ndjekur një udhëtim intensive të trafikantëve, kështu ata hynë disa metra në territorin turk. Turqia është anëtare e NATO-s dhe një aleat i Greqisë. Incidentet e tilla duhet zgjidhur paqësisht “.

 

About The Author

Related posts