Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Dëshmon në Prokurori Arben Ristani për lobimin e PD në SHBA: Ja çfarë deklarova

Dëshmon në Prokurori Arben Ristani për lobimin e PD në SHBA: Ja çfarë deklarova

KMA NEWS / Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani ka dëshmuar sot në Prokurorinë e Tiranës për kontratat lobuese në SHBA. Ristani u thirr për të dëshmuar për lobimin  me vlerë rreth një milion dollarë në SHBA që PD bëri para zgjedhjeve të përgjithshme të 25 qershorit.

Ristani dëshmoi për kontratat me kompanitë lobuese në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm që ka dijeni për këtë çështje. Prokuroria nisi hetimet pak muaj më parë pas akuzave nga PS, se PD ka paguar 1 milion euro nëpërmjet një kompanie offshore.

Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Tiranës, Arben Ristani deklaroi në një prononcim për mediat se PD nuk ka asgjë për të fshehur në këtë histori.

“Shkova në Prokurori pas urdhrit të Taulant Ballës. Dëshmova mbi pagesat e PD për lobim. Prokurorët morën indicie nga kontratat e publikuara në SHBA. PD nuk ka asgjë për të fshehur, ka zbatuar me përpikëri kontratat” deklaroi Ristani.

About The Author

Related posts