Gusht 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Droga në shkolla, Klevi Pojana në Fax News: Do të vazhdojmë me protesta. LGBT-ja po përdoret për të tërhequr vëmendjen

Droga në shkolla, Klevi Pojana në Fax News: Do të vazhdojmë me protesta. LGBT-ja po përdoret për të tërhequr vëmendjen

KMA NEWS / Ditën e djeshme, nënkryetari i LRI-së mblodhi të rinjtë për të protestuar në lidhje me drogërat që konsumohen në ambjentet e shkollave.

Protesta u shvillua përpara Ministrisë së Arsimit, por nuk morën asnjë përgjigje.

I ftuar në studion e Fax News, Pojana u shpreh se ky aksion do të vazhdojë derisa ministrja e Arsimit t’u përgjigjet të rinjve.

“Arsimi në Shqipëri është shumë më i shtrenjtë dhe me më pak cilësi se çdo vend tjetër në Europë. Është koha t’u themi ‘stop’ këtyre fenomeneve, shitjes së kanabisit nëpër shkolla, konsumimit të drogërave dhe cigares.

Vetë gjimnazistët janë pre e bulluzmit e dhunës ndaj njëri-tjetrit. Por kjo jo sepse ata duan, por sepse ata dhunën e shohin si zgjidhje,”- tha Pojana.

Përsa i përket nismës së bashkisë për të vendosur një polic në çdo shkollë për të siguruar mbarëvajttjen e mësimit, nënkryetari i LRI-së u shpreh se kjo nuk është e mjaftueshme. Sipas tij duhet të bëhet më shumë se sa thjesht prezenca e një polici në shkolla.

“Të rinjtë e përdorin kanabisin pasi nuk e dinë se çfarë efektesh negative kanë drogërat duhani, hashashi. Eliminimi i saj nëpër shkolla është një gamë e gjerë vendimesh që duhen ndërmarrë.

Nëse nuk e shikojmë në rol parësor edukimin, nëse nuk e shikojmë shkollën si hapin e parë që na siguron dijen, është e kotë.

Duhet t’i tregojmë çdo të riu që kjo është rruga e gabuar.

Në rradhë të parë duhet të mundësojmë largimin e këtyre personave që ofrohen duke shitur drogë, a thua se është diçka e ligjshme.

Por nëse do flasim për kriteret që duhen plotësuar në sistemin arsimor në Shqipëri nuk kanë fund.

Një nga studentët tha në protestën e djeshme se në shkollë më lehtë gjendet një cigare hashash se sa një hartë gjeografie që duhet apo një larborator kimie.

Kjo tregon se në çfarë kushtesh mësojmë fëmijët në shkolla.

Të mos flasim më pas për universitetet pasi tarifat janë të papërballueshme dhe shumë të shtranjta, akoma më shumë se private.

Për arsimin duhet të punojmë jo politikisht.

Shqetësimi kryesor është largimi i të rinjve nga vendi. Pasi nëse i pyet të rinjtë, pjesa më e madhe po largohen për të ndërtuar jetën e tyre jashtë vendit. Të protestosh për këtëv lloj kauze nuk ka as orë e as ditë. Ne do të vazhdojmë deri sa ministria e Arsimit të thotë ‘ok, do të ulemi ta diskutojmë’. Ai institucion ka për detyrë të përgjigjet jot ë qëndrojë i mbyllur në zyrë,”- vijoi më tej aktivisti.

I pyetur për vizitën e LGBT-së nëpër shkolla, Pojana u shpreh se është një hap i nxituar dhe se po përpiqet të hiqet vëmendja nga gjëra më të rëndësishme.

“Është diçka e nxituar dhe duhet trajtuar në mënyrë të veçantë.

Ka qasje të ndryshme dhe para se këto gjëra të ndërmerren duhet të konsultohen me të gjitha grupët shoqërore.

Nuk jemi në fazën ku i vetmi problem i te rinjve është kjo gjë. Ata kanë 1000 probleme të tjera.

Këto janë fasada për të hequr vëmendjen nga problem të tjera.

U shmangen përmbytjeve dhe merren me këto gjëra elementare sa thua se këtu bëhet fjalë vetëm për gjëra kaq të bukura,”- përfundoi Klevi pojana.

(F.M/Faxweb

About The Author

Related posts