Prill 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Gjykata e Posaçme për krime lufte në Kosovë publikon listën e avokatëve

Gjykata e Posaçme për krime lufte në Kosovë publikon listën e avokatëve

KMA NEWS / Gjykata e Posaçme për krime lufte në Kosovë, publikoi të mërkurën listën e avokatëve që mund të përfaqësojnë të dyshuarit, të akuzuarit, viktimat dhe personat tjerë që mund të përballen në të ardhmen me këtë gjykatë.

Në një njoftim të kësaj gjykatë thuhet se lisat përmban emrat e 40 juristëve që janë pranuar në Listat e Mbrojtësve dhe tashmë mund të përfaqësojnë të dyshuar, të akuzuar, një grup viktimash ose këdo tjetër që gëzon të drejtën e përfaqësimit juridik në procedurat para gjykatës.

Kryetarja e kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, citohet të ketë thënë se “kushtet e rrepta për pranim në Listat e Mbrojtësve sigurojnë përfaqësim të efektshëm dhe profesional ligjor”.

Ekaterina Trendafilova
Ekaterina Trendafilova

Gjykata e Posaçme e njohur me emrin dhomat e specializuara, u themelua me vendim të parlamentit të Kosovës në gusht të vitit 2015. Ajo do të jetë me seli në Hagë, do të veprojë në bazë të ligjeve të Kosovës dhe do të përbëhet nga gjykatës së prokurorë ndërkombëtarë.

Ideja për themelimin e saj pasoi hetimet e pretendimeve të të dërguarit të Këshillit të Evropës Dick Martty për trafikim organesh në Kosovë, përkatësisht përfshirjen e disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krime të luftës dhe menjëherë pas luftës në Kosovë.

Hetimet kishin nxitur reagime dhe protesta ne Kosovë, ku pohohet se në këtë mënyrë po bëhet barazimi me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998 1999.

Më 22 dhjetor të vitit 2017, një grup deputetësh hodhi nismën për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme, duke sfiduar marrëdhëniet e Kosovës me aleatët e saj kryesor që paralajmëruan për pasoja të rënda nëse ndodhë shfuqizimi i saj.

Në fillim të muajit shkurt, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës thanë se “gjykata nuk do të shfuqizohet”.

Zyrtarët perëndimorë pohojnë se Gjykata do të ndihmojë heqjen e reve të zeza mbi Kosovën dhe “nuk do të gjykojë një popull, nuk do të gjykojë luftën e asnjë ushtrie dhe asnjë etni”.

Edhe më tej nuk ka pasur asnjë rast të ngritur nga gjykata. Aktualisht dhomat e specializuara janë edhe pa kryeprokurorë, meqë në fillim të muajit shkurt, kryeprokurori, David Schwendiman, tha se i jep fund detyrës së tij më 31 mars të këtij viti, për shkak të siç thuhet, “skadimit të emërimit të tij si oficer i Lartë për Shërbim të Jashtëm në Departamentin Amerikan të shtetit”.

About The Author

Related posts