Nëntor 20, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Helmimi i ish-agjentit rus, ushtria britanike angazhohet në dezinfektimin e zonës

Helmimi i ish-agjentit rus, ushtria britanike angazhohet në dezinfektimin e zonës

KMA NEWS / Ushtria britanike po ndihmon zyrtarët të dezifektojnë zonën në qytetin e Salisbury-t, ku Sergei Skripal një ish-agjent i dyfishtë rus dhe vajza e tij Julia u helmuan me një agjent nervor.

Rreth 180 trupa janë dërguar në qytetin jug-perëndimor për të larguar automjetet në vendin ku ndodhi incidenti si dhe objekte që mund të jenë të kontaminuara.

Ekspertët mjeko-ligjor kanë rrethuar shtëpinë e Sergei Skripal-it ku rreth një javë më parë, ai së bashku me vajzën e tij Julia, 33 vjeç u gjetën të pavetëdijshëm në një stol jashtë një qendre tregtare. Gjendje e tyre vazhdon të jetë kritike, të helmuar me atë që autoritetet thonë se është një agjent i rrallë nervor.

Zyrtarët gjithashtu kanë rrethuar një restorant italian dhe një lokal ku Sergei Skripali dhe vajza e tij patën qëndruar përpara se të shfaqnin shenjat e helmimit. Gjithshtu ata kanë rrethuar dhe varrezën ku është varrosur gruaja e ish-agjentit, Ludmilla dhe djali i tij Aleksandri.

Lyudmila vdiq në vitin 2012 nga kanceri, ndërsa Aleksandri nga probleme të mëlçisë në moshën 43 vjeçare.

Agjentët e policisë po studiojnë lëvizjet e Skripal-it ditën e incidentit në një përpjekje për të zbuluar se si dhe ku u mor agjenti nervor.

Sipas zyrtarëve 21 persona të qytetit të Salisbury-t kanë marrë trajtim mjekësor si rezultat i agjentit nervor, përfshirë një oficer policie që ndodhet në gjendje kritike shëndetsore.

Policia dyshon se Rusia është përgjegjëse për përdorimin e agjentit nervor ndaj ish- agjentit dhe vajzës së tij.

About The Author

Related posts