Janar 19, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Katër persona të vrarë gjatë pengmarrjes në një supermarket në Francë

Katër persona të vrarë gjatë pengmarrjes në një supermarket në Francë
REKLAMA NE LAJM

KMA NEWS / Ministria e Brendshme franceze konfirmoi sot se forcat e policisë vranë një njeri të armatosur që qëlloi për vdekje tre persona të tjerë, gjatë një situate pengmarrjeje në një supermarket në qytetin jugperëndimor Trebë.

Presidenti francez Emmanual Macron tha se nga provat del se veprimet e personit të armatosur përbëjnë akt terrorizmi.

Autoritetet thanë se policia e vrau personin e armatosur pasi bastisi supermarketin.

Zyra e prokurorit të Parisit tha se autoritetet kundër terrorizmit kanë marrë nën kontroll procesin e hetimit, por nuk dhanë më shumë detaje.

Franca ka qenë në një shkallë të lartë alarmi pas një serie sulmesh ekstremiste të Shtetit Islamik, si pasojë e të cilave nga viti 2015 janë vrarë më shumë se 200 persona.

REKLAMA NE LAJM

About The Author

Related posts