Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Krenari: Albana Vokshi bëri foto me katër muret e një zyre në Shtëpinë e Bardhë!

Krenari: Albana Vokshi bëri foto me katër muret e një zyre në Shtëpinë e Bardhë!

KMA NEWS / U shkrinë politikanët tanë duke bërë fotografi, dikush me pagesa të majme, dikush me vithe dhe dikush me katër muret dhe mediat në Shqipëri u bëjnë jehonë qëmos qofshin!

albana 1Albana Vokshi, kryetare e komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, anëtare e kryesisë së Partisë demokratike, gjendet në Shtetet e Bashkuara, ku mori pjesë në një konferencë kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Gruas organizuar nga Rrjeti i Grave për Demokraci dhe Instituti Republikan Amerikan.

Deputetja e PD-së nuk ka nguruar as të postojë disa foto nga brenda shtëpisë së Bardhë, ku e shoqëron me këtë diçiturë: ”White House-Shtëpia e Bardhë. E bardhë nga jashtë, plot ngjyra nga brenda”.

Menjëherë ndaj këtij postimi ka reaguar edhe nënkryetari i PD-së në kuvend. Me ironi Edi Paloka e pyet nëse ka parë ndonjë ruse aty rrotull?

Kjo ironi vjen në një moment ku politika në vend është e nxehtë nga shkrimi në revistën amerikane ”Mother Jones”. Revista tregonte se si paratë që kishin burime nga Rusia shkonin në një rrjet kompanish si pagesë për lobistët që ndihmonin Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Po pa ironi, por plot realitet do të ishte pyetja se, pse Albana doli në foto vetëm me katër muret?!!! Injorancë e politikanëve shqiptarë! Një gjë është e vërtetë, ose foto reklamë ose punë, të dyja bashkë nuk shkojnë,. Politikanët shqiptarë kanë zgjedhur fotot!

About The Author

Related posts