Maj 25, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Kur ta grabisin Atdheun e Shqiperine ta marrin Peng …

Kur ta grabisin Atdheun e Shqiperine ta marrin Peng …

KMA NEWS / Kur ta grabisin Atdheun e Shqiperine ta marrin Peng …

Nga Adriatik R. DOSTI

FB_IMG_1520932777059…Shqiperia duket se as ka qene , as eshte dhe as do te jete ndonjehere Atdhe i shqiptareve por i zullumqareve dhe i zuzareve…

Ne krye te saj kane qene e vazhdojne te jene ata qe populli i quan me te drejte ..as mish e as peshk…as te q…e dhe as te leshojne .. ata qe here marrin persiper rolin e Papagallit te neveritshem..here te Kameleonit te pa parashikueshem e here lotojne me lote Krokodili e here zgerdhihen si Palaco Cirku..

Dhe i gjori Atdhe here merret, peng nga Muci i ”Provokacjes ”se shkrepave e gerxheve te Skraparit e here nga Merua vrere -vjelles , inatcor e i lindur per te qene Babai i se keqes …

Dhe e mjera Shqiperi here bie peng ne duart e bordellistit e faqeziut Fevzi e here i ngec ne dore te pafytyrit e te neveriteshmit Lorenc..

…Blushi nder te paret themelues te PD na zihet me Berishen dhe hop largohet per tek PS e Nanos….
Ben aty c’do vete e si di vete…ja ku na merzitet e zihet me pas me Ramen dhe kercet e iken e na formon nje Parti me vehte me Libra,..tregime, romane, novela, perralla e gje e gjeza..

Edhe ketu ”i lodhen syte nga leximi i tepert”..mbyll Librin ..kercet e iken serisht e ja ku perfundon Drejtor i Madh i Top Chanel-it..

…Imami ..nje nga themeluesit e PD..nje dite te bukur i shkrepet se mund te behet goxha Komandant..

I fut nje te lidhur me Gjinushin e hoppp andej nga Jugu e ne krye te Komiteteve te Shpetimit Kombetar..e ja ku perfundon i hipur mbi Tank e i gatshem te sulmoje Tiranen e te vije ne krye te vendit si ushtatrak i zoti ..permes nje Grushti Shteti..

Kaq u desh dhe ja ku Berisha na i emeron Imamin – Minister te Mbrojtjes ..e tani Beni me gjithe kete pervoje civile e ushtarake kerkon te na permbyse edhe Bashen…se nuk thone kot o njerez qe oreksi vjen duke ngrene…

…Rama..nje nder te paret e PD se asaj kohe.. ngaterrohet keq me Saliun..ha nja dy leva kokes dhe i shpeton vdekjes per fije …
Kercet e iken ne France ..ku e shtyn here me piktura e here me Ura..here me Palle ne dore e here me doren ke Palla.
.
Dhe ja ku na kujtohet Fatosi per te e na e sjell serisht ne Tirane pa menduar se nje dite pikerishit AI…njeriu i urave, pikturave e pallave ..do ti hante atij te parit koken e sot po i ha koken edhe Atdheut te tij e tonit bashke..

Iliri.. nje nder studentet protestues te Dhjetorit..qe jeta c’nuk i fali e i rezervoi ne keto kodosh 27 vite te nje lloj demokracie tipike alla -shqiptarce ….kariere e pasuri perrallore e pa fund..si ne ato enderrat me Qilimin fluturues e Shkopin magjik..
.
Na u be lesh e li me Fatosin ..nuk e honepste dot Salen dhe ja ku na krijon FRESH-in ..e pas tij edhe te fameshmen LSI..qe njehere shker….j me te majtet e heren tjeter me te djathtet..

E c’nuk u be Iliri.. kryetar, lapidar, kryeminister, zv, kryeminister, minister i jashtem etj etj…dhe ja ku ju merzit si duket edhe Partia ..e sikur ta kishte prone private a trashegimi te nones e te babes se vet ja le ate se shoqes Monikes …por duke e porosittur ama…bej c’te duash por mos qello me me Cizme ok..se na turperove ……

…Dhe ja sot tek e kemi ne krye ..ashtu urte e bute e plot tigani..me qetesi e dashuri Liken te parin e Atdheut…President te vendit..

Berisha …njesoj si Starova tek Partizani..here ”bejne sikur e largojne”…e here e afrojne .. here iken e here vjen ….pa kuptuar se ai lloj tipi nuk ka nevoje ta afroje kerkush se afrohet vete …here jep doreheqjen e here thote se ketu jam e ketu do me kini derisa te kem frymen e fundit …

Here deklaron se aaaaa …mos me perzjeni e mos me ngaterroni mua me keto pune ja tek e keni te parin e PD…Lulin..dhe nga ana tjeter po vete ngaterron gjithe PD e gjithe dynjane..edhe pse per hir te se vertetes duhet pranuar se qenia e tij ende e mban disi PD – PD dhe Opoziten – Opozite …si dhe shumica e fakteve dhe ngjarjeve te denoncuara publikisht prej tij kane rrezultuar te sakta …

Druaj se po te largohet vertet e realisht Berisha prej PD ..kjo e fundit dhe Opozita qysh te nesermen do te mbyten me nje pike Uje ..dhe e dini pse?

Sepse vete ajo Parti u mesua te ece nen ritmin e diktatin e 1-shit ..te Liderit suprem e te pa gabueshem po aq edhe te pa zevendesueshem..

Dhe si kontorno ne pjaten e madhe te Imam Bajalldise shqiptare natyrisht qe vijne radhazi edhe Jozi e Bodja …por edhe Patozi e Rruli sikurse nga ai krahu tjeter andej matane edhe Petriti e Monika …por edhe Gramozi e lukunia e Lepujve me gezof ujku… te Taulanteve dhe Braceve me shoke…

E rruges kane mbetur te vrare e te plagosur plot…Neritana, Milo ,Gjinusher, Serveta, Islama, Idriza, Dule, Majko, Ngjelera, etj etj pambarim…prej ushtrise se shkalafitur Haxhi Qamiljane shqiptare ….

Fatosi …nga ballkoni i tij me nje gote Xhin tonik ne dore…rri e i veshtron te gjithe me radhe … dhe me nostalgji kujton ate dite ”te bekueme” sic i pelqen Berishes ta etiketoje …kur Ramizi i thirri te dy ne nje nga zyrat bolsheviko-komuniste te KQPPSH …dhe ju ndau e ju percaktoi qarte detyrat si atij ashtu edhe Saliut …ku qartazi , hapur , sakte por edhe kercenueshem ju tha prere …Atdheu duhet marre peng e nuk i duhet dorezuar kurresesi armikut edhe pse ai lloj armiku flet po te njejten gjuhe si ne e ka po te njejtin gjak si ne…..jo sot e neser por njehere e mire, pergjithmone e perjetesisht …Kuptuat ?

Ndaj edhe e gjora Shqiperi e i mjeri Atdhe kane marre arratine pa kthim ne duart e pengmarresve te pa penduar KURRE…

 

About The Author

Related posts