Gusht 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Manjani: Të ndalohet me ligj çdo Gay; Lesbike; transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla!

Manjani: Të ndalohet me ligj çdo Gay; Lesbike; transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla!

KMA NEWSIshte ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ai që reagoi i pari për organizimet që shoqata LGBT, zhvillon në shkolla dhe gjimnaze, lidhur me pranimin në shoqëri të personave që janë pjesë e LGBT-së.

Sërisht në një reagim mbi këtë çështje, Manjani shkruan se duhet ndaluar me ligj që në shkolla çdo gay, lesbike, transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla.

”Ç’nevojë ka për propagandë?! Aq më tepër propagandë për seks pervers?!! Shkolla duhet ti edukojë të rinjtë me dijen dhe me qytetarinë! Vetëm me dije do bëjmë qytetarë të mirë. Dija është armiku i propagandës! Kjo e fundit i bën njerëzit gjithë jetën të jetojnë si steriotipa!”,-shkruan Manjani.

Statusi i plotë

”Të mos krijojmë Steriotipe”,-thotë Ministrja e Arsimit.

Shumë dakort jam! Të mos i lejojmë të krijohen, në asnjë shkollë! Ti ndalojë me gjithë forcën e ligjit çdo Gay; Lesbike; transgjinor apo të droguar që kërkon legalizim, të bëjnë propagandë në shkolla!

Janë këto “të veçantët” që nxisin krijimin e steriotipeve! Ndaj nëse e duam shkollën pa steriotipe, duhet hequr shkaku! Në shkollë mësohet Matematika; Fizika; Kimia; Biologjia; Historia; Letersia; Gjuha e shkruar dhe e folur. Mësohet shkenca dhe përçohet dija.

Pasi të kenë mbaruar me këto, le ti lëmë të lirë të rinjtë të shijojnë në privatësi seksin, si e ku të duan! Duhet vetëm të sigurohemi që të kenë me vete një preservativ. Pjesën tjetër e dinë vetë ata.

Ç’nevojë ka për propagandë?! Aq më tepër propagandë për seks pervers?!! Shkolla duhet ti edukojë të rinjtë me dijen dhe me qytetarinë! Vetëm me dije do bëjmë qytetarë të mirë. Dija është armiku i propagandës! Kjo e fundit i bën njerëzit gjithë jetën të jetojnë si steriotipa!

E përsëris këshillën për të rinjtë: Refuzoni çdo takim, bisedë apo debat, mbi çështje të tilla në mjediset e shkollës! Shkolla nuk ka asnjë punë me orentimin seksual! Nuk do ta pranoja kurrë një shkollë të tillë për çunat e mi!

About The Author

Related posts