Dhjetor 11, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mbyllet televizioni MEGA më i madh në Greqi

Mbyllet televizioni MEGA më i madh në Greqi

KMA NEWS / Në Greqi, punonjësit e televizioneve private dhe publike, të mërkurën kanë ndërpre punën, për katër orë, në shenjë solidariteti me kolegët e tyre të një nga televizionet më të mëdha greke Mega Channel, i cili do të mbyllet përfundimisht.

Të martën në mbrëmje, këshilli kombëtar i Radiotelevizionit publikoi vendimin e vet, pas të cilit platforma dixhitale, DIGEA, duhet që brenda afateve ligjore t’i ndërpresë aksesin e transmetimit.

Edhe pse për dy dekada ishte televizioni më i fuqishëm në vend, Mega Channel nuk mundi të marrë licencë transmetimi si televizion kombëtar, për shkak të huarave të pashlyera ndaj bankave që arrijnë në rreth 150 milionë euro.

Vitet e fundit të ardhurat e këtij televizioni ranë në mënyrë të ndjeshme. Pronarët e vet, ndër miliarderët më të shquar të vendit, nuk u treguan të predispozuar për të gjetur rrugët e shpëtimit.

420 punonjësit e kanalit punuan për dy vjet pa u paguar dhe vazhduan transmetimet, duke shpresuar deri në minutën e fundit. Të martën ata ishin tubuar para godinës së KKRTV, në pritje të vendimit.

“Kemi dy vjet pa u paguar. Paratë tona janë bllokuar nga bankat. Bankat kanë marrë nga puna jonë 60 milionë euro dhe nuk na kanë dhënë as 7 milionët që janë pagat tona”, thote nje punonjes.

Punonjësit apeluan të mërkurën paradite në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të këshillit kombëtar të radiotelevizionit. Por ka shumë pak gjasa që apelimi i tyre të marrë përgjigje pozitive.

About The Author

Related posts