Dhjetor 11, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mosbesimi i qytetarëve te drejtësia dhe politika

Mosbesimi i qytetarëve te drejtësia dhe politika

KMA NEWS / Sociologët shohin me shqetësim sondazhet e fundit, ku flitet për një mosbesim të madh të qytetarëve ndaj gjykatave dhe ndaj politikës në Shqipëri.

Ata vërejnë se shpresa kryesore e qytetarëve mbetet tek institucionet euro-atlantike, dhe tek presioni i tyre ndaj institucioneve shqiptare për të zbatuar ligjet.

Sipas një sondazhi të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), qytetarët shqiptarë janë të ndarë në perceptimet mbi ecurinë e reformës në drejtësi: gjysma besojnë se ajo do të zbatohet me korrektësi dhe gjysma tjetër jo.

Afro treçereku i tyre besojnë se gjykatat dhe prokuroria janë më shumë të prekshme ndaj ndikimit politik.

Sondazhi i Opinionit tregon se 8 nga 10 të anketuar besojnë se korrupsioni është shumë i përhapur në Shqipëri. Ata perceptojnë gjykatat si institucionet më shumë të korruptuara për 2017, të ndjekura nga qeveria (16%), shëndetësia (14%).

Sondazhi “Besimi në Qeverisje 2017” zbuloi se institucionet më të besueshme nga qytetarët janë arsimi, mjekësia dhe policia, ndërsa më pak të besuarat janë prokuroria, gjykatat, dhe partitë.

Ndër institucionet më shumë të besuara janë edhe organizatat ndërkombëtare që ndihmojnë reformat e Shqipërisë.

Krahasuar me një vit më parë institucionet që shënuan më shumë rënie në besimin e qytetarëve janë policia, presidenti dhe partitë politike.

Qytetarët janë ndarë përgjysëm edhe në perceptimin për besueshmërinë e raportimit në media, ndërsa vetëm një në dy të anketuar mendojnë se lajmet nga mediat janë të sakta dhe të vërteta.

About The Author

Related posts