Qershor 21, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ndahen Çmimet Oscar 2018 në Hollivud

Ndahen Çmimet Oscar 2018 në Hollivud

KMA NEWS / Mbrëmjen e së dielës në Hollivud u ndanë  çmimet Oscar për arritjet më të mira në film. “The Shape of Water” – “Trajtat e Ujit” ishte pretendenti kryesor, i emëruar në më shumë kategori se çdo titull tjetër dhe mori nderimin më të lartë duke u zgjedhur si filmi më i mirë i vitit.

Drama fantastike ka në qendër të subjektit një grua memece që punon si pastruese. Filmi shtjellon një histori dashurie mes saj dhe një krijese jo-njerëzore të sjellë nga Amazona. Filmi fitoi mbrëmë katër Oscar, përfshirë çmimin në kategorinë e regjisorit më të mirë për Guillermo del Toro:

“Kur isha fëmijë në Meksikë më pëlqenin shumë filmat e huaj, filma si “E.T.”. Admiroja William Wyler, Douglas Sirk, apo Frank Capran. Para disa javësh, Steven Spielberg më tha: “Nëse ngjitesh në skenë për të marrë çmim, ta dish se je bërë pjesë e një tradite, je pjesë e një grupi kineastësh, prandaj të ndjehesh i nderuar”. Jam shumë, shumë krenar,” tha regjisori del Toro.

Në kategorinë e aktores më të mirë fitoi Frances McDormand për lojën në filmin Three Billboards Outside Ebbing, Missouri – Tre Tabela Jashtë Ebbing në Mizuri. Ajo interpreton rolin e një nëne që i përvishet rajonit të policisë pasi nuk po tregohen aktivë në hetimet mbi vrasjen e së bijës.

Sam Rockwell luan një ndër policët në këtë film. Ai u nderua mbrëmë në kategorinë e aktorit më të mirë në rol dytësor.

Ndërsa si aktori më i mirë u zgjodh Gary Oldman për portretizimin e Winston Churchillit si kryeministër i Britanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore në filmin The Darkest Hour – Ora më e Errët.

Allison Janney fitoi në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor për lojën në filmin I, Tonya – Unë, Tonya, ku ajo portretizon nënën e ish-patinatores Tonya Harding.

Realizimi kilian A Fantastic Woman – Një Grua Fantastike, u zgjodh si filmi më i mirë në gjuhë të huaj. Ndërsa Coco fitoi në kategorinë e filmit më të mirë multiplikativ.

About The Author

Related posts