Qershor 21, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Një sqarim për ligjin 7501, taksën e tokës dhe drejtësinë e padrejtë të kapitalizmit!

Një sqarim për ligjin 7501, taksën e tokës dhe drejtësinë e padrejtë të kapitalizmit!

KMA NEWS/ Ligji “Revolucionar” 7501 me mënyrën si u zbatua, na solli një katrahurë skandaloze! 

Nga Genta Kaloçi Skënderi

genta-1Ligji 7501 në koncept është një ligj revolucionar, për tu dhënë të drejtën të gjithëve të drejtën e barabartë për të zotëruar tokë buke/bujqësore. Keqinterpretimet, manipulimet, shpërdorimet, babëzia, lakmia, degradimi i vlerave njerëzore sollën një katrahurë të paimagjinushme në mënyrën sesi u zbatua në terren.

Ky ligj teorikisht ishte konceptuar relativisht mirë, por si gjithçka që nuk bëhet dhe nuk zbatohet me mend në kokë do rezultonte një krim ambjentalist. Ligji në vetvete është një utopi për fshatarin pa tokë buke, në këtë mënyrë do merrte tokë atje ku më parë ishin kënetat, moçalet, rrëpirat, e shkëmbinjtë para punës vullnetare të një populli nën udhëheqjen e tij socialiste.

Sipas ligjit nëse do të zbatohej në mënyrë serioze, ligjore, konstitualiste, do të ishin të gjithë të kënaqur, por fatkeqësisht, babëzia, lakmia, arroganca e saliut, likes, monës, edit me çirakët e tyre në pd, ps, lsi dhe në b/punim me krimin e organizuar e çakërdisën skemën duke e nxjerrë nga boshti i saj fillestar human.

Ai ligj që fillimisht ishte për fshatarin tani u kthye thembra e akilit për ti kapur në çark të gjithë abuzuesit që nga 90a deri sot. Nëse kjo skemë do të funksionte modestisht ashtu siç ishte edhe qëllimi i saj fillestar nuk do ishte nevoja për ligjin e ri të pronës, të vendosjes së taksës për pronën, për pezullimin e ligjit të 7501 nga qeveria.

Në pamundësi të popullsisë të kuptojë të vetkuptueshmet që kap shifrat mbi 90% të saj për fatkeqësitë që i ka bërë vetes mundohemi tua shpjegojmë sa më qartë, meqse kupola politike i ka kapur gafil kurse media konkubinë e pushtetit qëndror dhe vendor nuk ka interes që të kuptojnë masat e gjera krimet që i kanë bërë vetes me ndihmën e klasës politike nëpërmjet krimit të organizuar dhe biznesit.

Gjithashtu një pjesë tjetër e medias ajo e pavarur nuk e ka të qartë për vete krimin që ka ndodhur dhe ngatërron konceptet dhe kornizën ligjore me teoritë e sistemeve politike duke e ngatërruar më shumë publikun e shkret që nuk di nga ka lidhur gomarin. Fenomeni i grabitjes, mbivendosjes së pronësisë së tokës dhe më pas njohja e pronësisë nga strukturat shtetërore është një padrejtësi në rrang kombëtar.

Ish pronarët e vjetër duan tu njihen tokat me vlerën e sotme, ndërkoh që tokat e tyre kanë qënë jo pjellore, toka me shkurre, me zgëqe, me pellgje, këneta, toka pa asnjë vlerë para 47ës. Shumica e tokave u bë pjellore dhe u hapën sipërfaqe të tjera aty ku nuk kalonte as dhia dhe çuditërisht kërkojnë me vlerën e shtuar pas punës vullnetare të prindërve tanë, që tu paguajmë plëncin për qingj!

Në këto 28vite padrejtësia e pronës dhe jo vetëm ishte kokolepsur deri në atë pikë që nuk kishte zot, perëndi që ta ç’kokolepste. Por, fatkeqësisht për ju abuzuesit pushtetarë dhe ish pronarë ka zot për pronarin hajdut, por ka edhe për puntorin e realizmit socialist. Me të drejtë nuk ju pëlqen taksa e pagesës së tokës, në fakt nuk keni faj, sepse i morët pronat me tabelën ‘tok e xanum’ dhe me një firm e vulë nga pushteti.

Kujtuat se ishit në kohën e reformës agrare të xhaxhit që toka u bë e të gjithëve në dobi të të gjithëve. Ngatërruat konceptet, ky është gabimi juaj e duhet të paguani, ashtu si çdo gabim, faj, krim paguhet në jetë. Sa për tju a kujtuar, jemi në kapitalizëm dhe ky sistem mbahet nga taksat, dhe meqse nuk paguat për tokat që grabitët ndaj shtetit, që i hapi për nevojat dhe shfrytëzimin e tyre në emër të popullit duke qënë pronë e përbashkët, por shteti në sistemin kapitalist (që jeni ju) ka një llogari për të paguar ndaj atyre ishpronarëve me vendime gjykate nga Strasburgu, kështu që do përgjigjeni për këto dëme e vendime. Atëherë, në këtë rast si do të veprohet??

Do të veprohet ashtu siç i ka për endje drejtësia ndaj të dy palëve. Toka do tu llogaritet ish pronarëve sipas regjistrimit dhe vlerës së kohës që u regjistruan para 47ës. Ndërsa nga ana tjetër ju që grabitët tokat që na përkisnin të gjithëve (qytetarë dhe fshatarë, të hapura nga puna vullnetare e prindërve tanë në aksione verore) do duhet tu paguani shtetit detyrimin tuaj, por edhe ndaj popullsisë tjetër që u hoqët të drejtën e pronës së tokës.

Jam e sigurtë, se nuk ju pëlqen të paguani në asnjë mënyrë e formë, fundja prandaj jeni shqiptarë, jeni mësuar vetëm me grabitje ndaj njëri tjetrit, se ndaj të huajve qisni edhe bythën që të shpëtoni kokën. E, çfarë koke është kjo juaja që jeni bërë shosh nga lart e poshtë?! Megjithatë kalojmë sërish te çështja e taksës së tokës dhe pagesave. Në cilin shtet e keni parë këtë skenar, që të grabisni tokën pa paguar me gjobë/taksim ose me burgim? Jua them unë, nuk ka shembull të tillë në asnjë sistem politik ose shtet të rruzullit tokësor.

Prandaj, pavarësisht pakënaqësisë suaj do duhet të filloni të paguani, fundja prona private ka taksa, prona publike nuk ka taksa, këto duhet ti kishit mësuar që në klasë të 7të ju trapat injorant të kohës së Kollosit. Shteti, nuk është një qeveri jashtëtokësorësh që duhet të paguajnë për çdo prapësi tuajën. Shteti (jeni ju) nëpërmjet pagesave tuaja për pronën, do paguaj gjobat që prej jush u vendosën që në fillim. Lakmia, babëzia juaj në kombinim me pushtetin qëndror dhe vendor ishte fillimi i rrënimit tuaj.

Mos filloni të justifikoheni, se gjoja politikanët e kanë fajin kryesor, se gjoja ata ju mashtruan, se gjoja ata ju kapën gafil dhe gjoja ju të shkretët nuk kishit asnjë faj. Një skemë mashtrimi të funksionoj për 28vite me rradhë në bazë të ligjeve të ekonomisë dhe marketingut duhen të paktën dy palë që të besojnë në suksesin e kësaj skeme dhe pala e tretë është viktima. Prandaj, mund t’ju vij inat që do duhet të paguani, por kështu e kanë këto punë, sidomos kur merr modelin agloamerikan për pronësinë e tokës.

“Ju mund ta mbani në përdorim për aq kohë sa mund të jetoni në të, por do paguani gjithë jetën tuaj për të.” Populli ka një shprehje, mos lakmo më shumë se çfarë të takon, se do humbni edhe ato pak që kishit. Toka kurrë s’është juaja në një sistem kapitalist, por ju mesa duket mungonit atë ditë në shkollë që bëhej mësimi i pronës private, taksave dhe kapitalizmit. Koka bën koka pëson, kjo shprehje ju karakterizon në mënyrën më të mirë gjëndjen tuaj si edhe pasojat që do vuani këtej e tutje.

Kujt nuk i pëlqen e vërteta le ta bëj gargarë, përndryshe do ju rekomandoja të organizoni revolucionin, por ju s’jeni as për të fshirë bythën tuaj e jo më për të bërë revolucion. Jam paksa e ashpër dhe vulgare, do thonë disa prej jush. Eh, nuk keni faj, të bërtasësh të vërtetën dhe ta ulërasësh atë ashtu siç është pa fjalë poetike, filozofike dhe terma politike një popullsie qorre shurdhmemece nuk mbetet gjë tjetër, veçse të bëhesh i tillë.

Është e vështirë të pranosh që ekzistojnë njerëz të cilët nuk duan të shohin, të dëgjojnë, të kuptojnë të vetkuptueshmet, dhe sikur nuk mjaftojnë këto fillojnë të ankohen për padrejtësi, për grabitje etj. Ironia e fatit, për të gjithë ju pa përjashtim, do dënoheni me të njëjtën monedhë shkatërrimi që shkaktuat për 28vite ndaj shtetit të së drejtës që u vendos me aq mund, punë e djersë në 40vite të realizmit socialist. Në disa raste dënimi më i mirë nuk është vetëm burgu, por të paguani aty ku ju dhemb më shumë. Ju dhemb?? Sa ju dhemb? Shumë, kaq duhet t’ju dhëmbi, përndryshe do ishte një vrimë në ujë.

Me kaq po e mbyll tekstin për t’ju sqaruar ato pak gjëra që asnjë gazetar, media, pushtet nuk ka bythë e këllqe që t’jua shpjegoj shqip, pa përdorur gjuhën e drunjtë politike që me atë gjuhë të vetmen që pëson është ngërçi në muskujt e gojës sesa mund të të sqaroj ato që nuk kuptoni!! Nuk ju pëlqejnë të vërtetat? Ky është problemi juaj, jo imi, prandaj edhe do paguani. Hë pra këtë dua edhe unë që ti thërrisni trurit.

Deri atëherë ju do filloni të paguani që të shlyeni dëmet që na keni bërë ne pjesës tjetër të popullsisë që as nuk na pyetët, por as nuk na respektuat të drejtat tona që kishim ndaj pronës së përbashkët. Ndër të tjera na mohuat të mirat materiale që kishim nga veprat madhështore të vendit. Deri atëherë, filloni paguani. Nuk keni me çfarë të paguani? Nuk na plas fare, keni apo nuk keni. Një shprehje kapitaliste thotë; “Masat nuk kanë shumë për të paguar, por po të paguajnë të gjithë nga pak janë mjaftueshëm për elitat kapitale.” Deri sa të kuptoni tekstin, ta përtypni, ta dëshifroni e të reagoni ju duhen, dekada mbase edhe shekuj deri në revolucionin e radhës. Prandaj deri Atëherë, duroni!

About The Author

Related posts