Nëntor 19, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Po “ndiqni” lajmet në TV

Po “ndiqni” lajmet në TV

KMA NEWS / Kamarjerët e bëjnë punën e tyre, nuk kanë nevojë për gazetarë…!

lutNga Lutfi Dervishi

Po “ndiqni” lajmet në TV

1. Ditën që sinkronet do të jenë maksimumi 15 sekonda dhe jo fjalime idiote, atë ditë mund të themi se po shohim lajme televizive.
2. Ditën që fjalitë do të jenë të shkurtra dhe me rendin: Kryefjalë, kallëzues, kundrinor, mund të themi se po dëgjojmë lajme shqip në televizion.
3. Ditën që një fjali do të jetë një ide, mund të themi se do kemi lajme në televizion dhe jo çorbë me fjalë.
4. Ditën që lajmet nuk do të jenë me zyrtarë, por me hallexhinj, me halle dhe jo me institucione mund të thuhet se po bëhen lajmet për njerëzit.
5. Ditën që lajmi nuk tmerron fëmijët dhe të rriturit, do të themi se zbatohet parimi: atë që nuk dëshiron ta shohë/dëgjojë fëmija yt, mos e jep për të tjerët.
6. Ditën që gazetari del në rrugë, del jashtë unazës së Tiranës, dhe nuk ngulet në zyrë për të prodhuar lajme- mund të thuhet se gazetari merr vesh se si jetojnë njerëzit.
7. Lajmet se çfarë ka ndodhur i japin vetë liderët, madje edhe kriminelët në facebook. Madje edhe live. A më thua dot “Pse”-në, përndryshe faleminderit shumë.
8. Ditën që kupton se ka një dallim mes britmës dhe komunikimit, atëherë do të dëgjojmë me endje zëra që nuk të irritojnë.
9. Ditën që kupton se nuk është e lehtë të bësh një lajm- atë ditë lind shpresa që do të bëhet një lajm që ja vlen ta shikosh me endje.
10. Gazetaria televizive është shumë e vështirë, është punë ekipi, është shërbim ndaj njerëzve, është kënaqësi që kërkon mund, djersë, lodhje dhe vuajtje. Nuk është punë “copy – paste”. Nuk është të jesh kamarjer i politikës dhe pushtetit! Nuk është: Ai tha, ky tha, …unë i dëgjova, i regjistrova dhe po ua them edhe ju.

About The Author

Related posts