Shtator 26, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Shehi-Ndoka: Të ndryshojmë sistemin zgjedhor, që të mos na vidhen votat

Shehi-Ndoka: Të ndryshojmë sistemin zgjedhor, që të mos na vidhen votat

KMA NEWS / Komisioni i Posaçëm për reformën zgjedhore zhvilloi sot një seancë dëgjimore me tre organizata të shoqërisë civile, Akademinë për Studime Politike, Koalicionin për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci të Qëndrueshme dhe Institutin e Studimeve Politike, të cilët parashtruan disa prej problemeve të hasura në zgjedhjet e kaluara parlamentare.

Në tryezë të pranishëm ishin dhe dy krerët e partive të vogla, Nard Ndoka i PDK-së dhe Dashamir Shehi i LZHK-së.

Në diskutimet e tyre, ata kërkuan ndryshim të sistemit zgjedhore, në mënyrë që të garantohet vota e votuesve të tyre.

“Komisionerët e partive politike janë ato që i kanë prishur zgjeshjet në këto vite dhe duhet patjetër të marrim një hap për depolitizimin e kësaj trupe. Jemi i vetmi vend në rajon që zhvillojmë akoma zgjedhje me militantë partiakë, që marrin urdhra partiake, zëvendësohen herë pas here jashtë kritereve, manipulojnë me votat e partive që nuk kanë përfaqësues në ato komisione. Janë e keqja e procesit tonë zgjedhor. Ne nuk po tentojmë të kemi një trupe të depolitizuar në aspektin politik, pasi të gjithë mund të kenë bindje, por të kemi një trupë zgjedhore që të mos marrin urdhra, të mos jenë të propozuar nga partitë politike. Kemi marrë kodin zgjedhor me elementë të veçantë spanjoll, italianë e grekë dhe administrata zgjedhore që është kryesore e kemi tipike shqiptare që na ka dëmtuar rëndë procesin zgjedhor, tjetërsimin e votës”– u shpreh kreu i PDK-së, Nard Ndoka.

Në të njëjtën linjë u shpreh dhe kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi.

“Uroj që këta zotërinjtë e OSBE-ODIHR do të na ndihmojnë me të vërtetë këtë rradhë që të bëjmë ndryshim. Meqë kemi dhe kohë të mjaftueshme nga këtu deri në zgjedhjet e tjera. Zakonisht ne mblidhemi dy muajt e fundit dhe kemi bërë këto arnimet e vogla  alla-shqiptarçe. Meqë kemi shumë kohë, jemi shumë njerëz dhe kemi shkruajtur shumë libra them që këtë radhë të hyjmë seriozisht që të ndryshojmë diçka. Të ndryshojmë mënyrën si votohet, që të mos vjedhin votat. Të ndryshojmë sistemin që të mos na prodhojë kriminelë në Kuvend dhe mospërfaqësime. Të modernizojmë ligjin për partitë që mos kemi gjithë këto problematika që tha Krasniqi. Pra të bëjmë diçka që nuk është bërë herët e tjera. Të arrijmë të kemi zgjedhje të pranueshme në Shqipëri”– u shpreh  Dashamir Shehi.

About The Author

Related posts