Prill 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Ylli Dylgjeri për “krushqinë” e re PS-LSI

Ylli Dylgjeri për “krushqinë” e re PS-LSI

KMA NEWS

Nga Ylli Dylgjeri

Shkes Lesi, don prap krushqi!

Njohja me kandidatë për fejesë dhe takim mes te fejuarve nisi në Shqipëri në vitet 1970.

Në Dibër, shembulli i parë i njohjes mes të fejuarve ndodhi në Maqellare.

E para vajzë e fejuar që shkoj në shtëpinë e të fejuarit të saj, Karafil Rexha, qe Liri Kolari nga Pocesti i Maqellarës.

Kështu njoftonte në 4 shkurt te 1970 gazeta e Dibrës, “Ushtima e Maleve”.

Do kalonin vite e vite, dhe shkuesia do rezistonte në këtë vend, do të ringjallej tani në kryeqytet. Pas afro 50 viteve “shkuesin” e fundit zyrtar e dëgjuam dje, më 16 Mars 2018.

Një gazetë tjetër me origjinë nga malet, “Koha Jone”, na e dha lajmin: Shkuesi Nikollë kërkon të ribashkohen sërisht PS me LSI!

Nëse deri në vitet 70 askush nuk dinte se cila ishte fytyra e së fejuarës, askush nuk dinte në se ishte e bardhë apo e zezë, në ishte e gjatë apo e shkurtër, e hollë apo e trashë, e bukur apo e shëmtuar, e saktë apo e pa saktë, sot çifti politik PS -LSI njihet në të tëra shenjat. Në ves e në thes. Kjo e bën edhe më të lehtë ribashkimin.

Urimi në këtë rast mbetet: Në mos qoftë u sajoftë! Nikolla e ka dorën edhe të mbarë, por edhe të lehtë! Ne që kemi punuar vite pranë tij e dimë mirë. Nikolla është babaxhan. Si një fetar i mirë, ai udhëhiqet nga parimi “Merr sa të duash e lër sa duash”. Por ka një veçori ky ribashkim po u bë sërisht: harxhet do i mbajë vetëm njëra palë. I mban ajo që ka  sot tepsinë. Ndaj dhe urimi ynë del nga zemra:

Të zëntë fjala o Nikollë!

Forumet sot janë demode. Shkuesit të fusin prap në… dhe’.

Gëzuar!

About The Author

Related posts