Nëntor 18, 2019

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Zoti Basha sapo humbe një bast, por fitove një tjetër: Në sfidë për të vërtetën

Zoti Basha sapo humbe një bast, por fitove një tjetër: Në sfidë për të vërtetën

KMA NEWS / Kreu i PD-së Lulzim Basha vuri dje një bast në konferencën me gazetarët, ‘asnjë media nuk do të transmetonte deklaratën e tij për inceneratorët’.

Sipas tij ky është rasti unik sesi censurohet lajmi, pasi në çdo media Ahmetaj dhe Rama kanë hedhur para për ta fshehur lajmin.

Lulzim Basha e humbi dje këtë bast, të paktën me televizionin ‘’Fax News” dhe ”Fax web”, të cilët jo vetëm e kanë transmetuar fjalinë e Bashës, po kanë qenë pararojë në pasqyrimin e asaj që po ndodh me banorët e Fierit dhe protestat e tyre kundër impianteve të mbetjes.

Nuk dihet nëse qëllimi i Bashës është të disinformojë, apo nuk është i informuar sa duhet.

‘’Fax News” shprehet se në këtë rast është i detyruar të reagojë në respekt të gjithë qytetarëve që e ndjekin dhe i kanë besuar denoncimin e një sërë kauzash sociale.

Nëse Basha thotë që mediat e mbyllin gojën, ‘’Fax News” i rendit atij dhe PD-së të gjitha herët kur media ka folur dhe kjo parti ka heshtur:

Së pari: Kreu i PD-së nuk ka thënë asnjë fjalë për ndërtimin e kullave te Teatri Kombëtar.

Së dyti: Lulzim Basha dhe deputetët e tij nuk kanë thënë asgjë për ndërtimin e kullave te ”Shtatë xhuxhat” që është përballë zyrës së tij, dhe ka dëmtuar një hapësirë dedikuar ekskluzivisht fëmijëve.

Së treti: Basha nuk ka thënë asgjë për ndërtimin e një impianti bitumi në zonën e Pezë Helmësit, ku banorët helmohen prej një muaji.

Së katërti: Basha nuk ka thënë asnjë fjalë për përmbytjet e fermerëve në zonën e Fierit, ku ‘’Fax News”ishte media e vetme që përcolli situatën në kohë reale përgjatë gjithë ditës dhe gjithë natës, kur opozita e Bashës dhe qeveria e Ramës heshtnin.

‘’Fax News” i propozon një tjetër bast Lulzim Bashës: A do të vijojë të japë fakte të reja në lidhje me ndërtimin e inceneratorëve dhe kullave të Erion Veliajt ashtu siç premtoi?!

About The Author

Related posts