Gusht 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Adriatik Llalla drejt prangave për hapjen e negociatave për Shqipërinë, shpëton Sajmir Tahiri

Adriatik Llalla drejt prangave për hapjen e negociatave për Shqipërinë, shpëton Sajmir Tahiri

KMA NEWS / Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga vizita e Komisionerit për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefes së diplomacisë europiane, Federica Mogherini në Tiranë për të dorëzuar raport progresin për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërës në BE, shtetit shqiptar i duhet të jap provat e para të reformës së Drejtësisë, ku pa dyshim që kërkohet të shikohen pas hekurave peshqit e mdhenjë, ku mesa duket gjasat janë që llotaria ti bie ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla për ta mbajtur një peshë të tillë. Deklaratat e Ambasadorit amerikan në Tiranë Donald Lu dhe përplasja e tij me Llallën, duket se është një sinjal jo i vogël që njofton arrestimin e mundshëm të Adriatik Llallës.

Tjetër fakt që e forcon idenë e një arrestimi të ish kryeprokurorit është se, çështja e tij për hetim ka kaluar tashmë nga prokuroria e Durrësit në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, dhe nuk është rastësi që ka ndodhur pikërisht tani në prag të përgjigjes për hapjen e negociatave e cila kërkon prova konkrete se po luftohet korrupsioni dhe krimi në nivelet e larta.

Pra garancia për hapjen e negociatave kërkonë një peshk të madh ose një kokë turku, ku llotaria mesaduket i ka ra ish Kryeprokurorit duke lënë jashtë loje ish Ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri, i cili ka mbrojtjen e qeverisë.

Po të lexoni deklaratat më poshtë do të kuptoni se si po luhet loja për të justifikuar reformën në Drejtësi dhe për tu hedhur hi syve ndërkombëtarve për çeljen e negociatave.

Ambasadori Lu në reagimin e tij pas letrës së Llallës dërguar Departamentit të Shtetit Amerikan deklaron se:

“Ish-Prokurori i Përgjithshëm Llalla është një zyrtar publik i korruptuar dhe diskredituar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjeguara.

Nuk është për t’u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsionin e tij

Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish-Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga Z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidentin Meta dhe popullin shqiptar”- deklaroi Ambasadori Donald Lu

Ndërkohë ish prokurori përgjigjet:

“Unë hedh poshtë në mënyrë kategorike akuzat tinzare për korrupsion të lëshuara kundër meje nga Ambasadori i SHBA-ve Donald Lu, gjatë javëve të fundit. Akuzat e Ambasadorit Lu janë pa bazë dhe do të provohen të pavërteta nëse do të paraqiten përpara çdo gjykate.

Sulmet personale të Ambasadorit Lu janë të papërgjegjshme dhe të papranueshme. Për mua është e vështirë të kuptoj se si një ambasador i huaj mund të pretendojë të ketë dijeni për një hetim të supozuar nga autoritetet e vendit pritës. Ambasadori Lu jo vetëm që e ka futur veten e tij në procese hetimore vendase, por ai i ka dhënë vetes të drejtën të sillet si prokuror, gjykatës dhe Juri duke shpallur publikisht se unë jam nën hetim dhe pastaj duke më shpallur të fajshëm dhe me çfarë duhet të dënohem, pa patur asnjë provë dhe pa asnjë proces të rregullt”.-deklaroi Llalla

 

About The Author

Related posts