Maj 25, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Avni Kurti taksisti më i njohur i Tiranës

Avni Kurti taksisti më i njohur i Tiranës

KMA NEWSAvni Kurtit me origjinë nga Burreli me profesion taksist i njohur një njeri babaxhan, tashmë është bërë ndër njerzit më të njohur në mbarë Shqipërinë. Avniu, i cili u filmua fshehurazi, në përditshmëri dhe me spontanitetin e tij, i bëri të gjithë për vete.

Shprehjet e tij “A je t’u ardh për kafe”, “Jam nana”, “M’trego m’u t’i”, bënë për vete të gjithë madje edhe vipat shqiptarë.

Shumë veta më kanë telefonuar dhe më kanë pyetur ato ditët e para të qarkullimit të videos, se a e njeh Avni Kurtin? Duke qenë se e njoh që në rini u jamë përgjigjur se Avniu ka qenë dhe është një njeri i shkathtë i mirë dhe që në çdo situat është i zoti dhe di ti dalë për zot vetes dhe se vidio është bërë për reklamë se ndryshe nuk do të guxonte njeri ta publikonte.

Fillimisht taksisti më cool i Tiranës, nuk e përjetoi mirë famën, duke u ruajtur nga kamerat e fshehta, apo edhe siç tregonte vetë gjatë një videoje, nuk e dinte se kush e filmonte, dhe pse kishte përfunduar në portale.

Por pasi mjaft personazhe të njohura duke filluar nga aktorët e Portokallisë dhe Bes Kallaku, filluan ta takonin dhe të bënin foto me të, si duket Avniu mësoi ta përdorte në përfitim të tij famën.

Siç duket në profilin e tij zyrtar në Instagram, që ka plot 27 mijë ndjekës, ai e përdor për të tërhequr sa më shumë klientë. Madje në një postim ai i bën reklamë taksisë së tij.avni-558x405kafe1-768x488kafe-676x500kafe2-768x497

About The Author

Related posts