Gusht 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Avokati i Mario Majollarit në Suedi: Fatkeqësisht nuk e besuat…!

Avokati i Mario Majollarit në Suedi: Fatkeqësisht nuk e besuat…!

KMA NEWS / Vrasja e Mario Majollarit është pasqyruar edhe nga mediat suedeze, vend në cilin ai kishte kërkuar azil pasi ndihej i kërcënuar për jetën, por kërkesa i ishte refuzuar.

28-vjeçari i cili gjeti vdekjen mbrëmjen e së martës, i ekzekutuar me 4 plumba nga Kastriot Gjuzi, vëllai i një prej viktimave që në vitin 2000 kishte vrarë babai i Majollarit, ndërsa media suedeze shkruajnë se nuk e kishin besuar në vitin 2015, kur ai kishte kërkuar të strehohej në këtë shtet për të mbrojtur veten.

Shkrimi ne median suedeze svt.se

Një 28-vjeçar shqiptar është dëbuar në Shqipëri edhe pse ishte kërcënuar me vdekje pas një sulmi të përgjakshëm. Dje është vrarë me armë zjarri në rrugë.
“Kishte thënë se nëse do ta kapnin do ta vrisnin”, ka thënë Anders Hedqvist, përgjegjës për menaxhimin e banesave për azil, ku 28-vjeçari shqiptar ishte dërguar gjatë procesit për azil.
Ishte maji i vitit 2014, kur 28-vjeçari nga Shqipëria ka kërkuar një leje qëndrimi në Suedi. Ishte konsideruar se nuk kishte nevojë për mbrojtje, pavarësisht se kishte treguar për hakmarrjen ku familja ishte përfshirë dhe ishte kërcënuar që kur babai i tij ishte arrestuar.
Në Gusht të vitit 2015, Bordi i Migracionit refuzoi kërkesën e tij për azil. Mario e apeloi këtë vendim duke kërkuar që azili të aprovohej, por kërkesa e tij sërish u refuzua dy ditë përpara Krishtlindjeve të të njëjtit vit. 28-vjeçari bëri kërkesë për gjykim në Gjykatën Supreme të Migracionit, por iu refuzua dhe u kthye në Shqipëri në Pranverën e vitit 2016, sipas shtypit suedez.

“Ai u njoftua kur mori refuzimin për azil. Tha se nuk mund të qëndrojë në Shqipëri dhe duhet të shkojë në një shtet tjetër për të punuar“, shpjegon Anders Hedqvist.

Menaxheri i qendrës së azilit në Suedi ku qëndronte Mario gjatë kohës që shqyrtohej kërkesa e tij, Anders thotë se e kishte ndihmuar 28-vjeçarin të gjente punë të ndryshme dhe mbante kontakte në Facebook me të. Më pas – tregon ai – përmes një miku të tyre të përbashkët mësoi se Mario ishte vrarë.

Mediat në Suedi janë interesuar në lidhje me vendimin për refuzimin e kërkesës së Mario Majollarit për azil. Sipas informacioneve që disponojnë dhe i kanë bërë publike, Gjykata e Migracionit në Goteborg vendosi të refuzojë kërkesën e 28-vjeçarit sepse dëshmia e tij nuk u konsiderua e besueshme dhe nuk besonin se ekzistonte kërcënim real në Shqipëri për Marion. Shtypi suedez thotë se vendimi i Gjykatës u bazua edhe mbi informacionin e përcjellë nga Shqipëria, duke bërë që trupa gjyqësore të arrinte në përfundimin se “pavarësisht mangësive aktuale, sistemi gjyqësor në Shqipëri mund të ofrojë mbrojtje për konfliktet e gjakmarrjes”.
Ndërsa zëdhënësja për shtyp e Bordit të Migracionit, Irene Sokolow thotë se është tragjike ajo që ndodhi në Tiranë.
Avokati i Mario Majollarit në Suedi, Maravgi Staifo: “Fatkeqësisht ju nuk e besuat dhe menduat se mund të merrte mbrojtje në Shqipëri. Kjo është një provë e qartë se Mario kishte të drejtë në pretendimet e tij, por fatkeqësisht ju i refuzuat gjyqin”.
Irene Sokolow: “Jam shumë e pikëlluar për këtë që ndodhi. Është jashtëzakonisht tragjike”.
Për mediat suedeze flet edhe një shqiptar i cili ishte njohur me Mario Majollarin në Suedi gjatë aplikimit për azil. “Këshilli Suedez i Migracionit nuk mori vendimin e duhur. Ata refuzuan kërkesën e tij për azil dhe tani ai është i vdekur”, shprehet E.D. të cilit gjithashtu i ishte refuzuar kërkesa për azil dhe u dëbua në Shqipëri.

Vrasja:

Marjo Majollari u ekzekutua mbrëmjen e 10 prillit në Tiranë pas një atentati me armë zjarri.

Policia e Shtetit ka shoqëruar shumë persona që dyshohet se mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Ndërkaq, është përvijuar se pista e mundshme për vrasjen e të riut, Majollari, të jetë hakmarrja, pasi babai i tij ka vrarë 18 vite më parë dy persona në rrugën e Dajtit dhe tashmë është në burg, ku po vuan dënimin e burgosjes përjetë për këtë krim që ka kryer.

Ndërkohë, policia mësohet se ka shkuar edhe në shtëpitë e personave që dikur janë vrarë nga i ati i Majollarit dhe po merr ata në pyetje. Ndërkohë, nuk është gjetur në shtëpi vëllai i Ilir Gjyzit, njërit nga viktimat e krimit të kryer nga babai i 28 vjeçarit.

Polica dyshon se Kastriot Gjyzi mund të këtë lidhje me vrasjen e të riut.

Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar:

Kastriot Gjuzi, 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Ky person dyshohet se  rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin Mario Majollarin, 28 vjeç.

Rreth ores 20.25 ne nje rrugice qe lidhet me rrugen “Aleksander Moisiu” eshte vrare me arme zjarri, dyshohet pistolete, shtetasi M.M, 28 vjeç.

About The Author

Related posts