Maj 25, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Gjermani: Ish udhëheqësi i Katalonjës lirohet nga burgu me dorëzani

Gjermani: Ish udhëheqësi i Katalonjës lirohet nga burgu me dorëzani

KMA NEWS / Një gjykatë gjermane vendosi se ish udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont, nuk mund të ekstradohet në Spanjë nën akuzat për kryengritje dhe mund të lirohet nga burgu me dorëzani.

Gjykatësit në Schleswig në Gjermaninë veriore e mbështetën vendimin e tyre në ligjet gjermane duke theksuar që ndërsa kryengritja mund të jetë krim në Spanjë, në Gjermani nuk është vepër penale.

Gjykatësit gjithashtu thanë se Puigdemont ende mund të ekstradohet në Spanjë nën akuzat për shpërdorim të fondeve publike, por jo për kryengritje.

Pas dorëzanisë prej 75 mijë eurosh, zoti Puigdemont mund të largohet nga Gjermania vetëm me lejen e prokurorit, t’i informojë autoritetet për ndryshimin e adresës dhe të paraqitet një herë në javë në polici.

Katalonasit pro pavarësisë, kremtuan vendimin e gjykatës gjermane, i cili nuk është komentuar ende nga autoritetet spanjolle.

Policia gjermane arrestoi më 25 mars zotin Puigdemont në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Spanja. Ai hyri në Gjermani nga Belgjika ku kishte ikur tetorin e kaluar për të shmangur arrestimin.

Ai kërkohet nga Spanja nën akuzat për kryengritje pasi që vitin e kaluar sfidoi qeverinë qendrore duke çuar përpara synimet për pavarësinë e Katalonjës, duke nxitur ndërhyrjen e dhunshme policore.

Me akuzat për kryengritje përballen edhe 24 udhëheqës të tjerë separatistë katalanas.

Ligjvënësit pro-pavarësisë fituan me një shumicë të vogël në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit në Katalonja. Por Parlamenti nuk ka mundur të emërojë një president të ri, që nga koha kur Puigdemont u largua nga vendi dhe e ardhmja e pavarësisë nuk është e qartë.

About The Author

Related posts