Tetor 21, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Gjykata e Apelit vendos sot për kryebashkiakun e Lezhës Frrokaj

Gjykata e Apelit vendos sot për kryebashkiakun e Lezhës Frrokaj

KMA NEWS / Kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj do të përballet ditën e sotme me kërkesën e Prokurorisë për arrestim në Gjykatën e Apeli në Shkodër.

Organi i akuzës nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, ku para disa javësh la të lirë Frrokajn bashkë me disa zyrtarë të bashkisë së Lezhës, të cilët akuzohen për tjetërsim pronash.

Duke qenë të bindur se ka prova të mjaftueshme që e implikojnë të parin e Lezhës në abuzime me pronat, Prokuroria e Lezhës e ka apeluar vendim në gjykatë. Në burg mbetën vetëm juristi i bashkisë, Ardenis Haxhia dhe Enkelejd Zefi, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

Kreu i Bashkisë së Lezhës bashkë me 11 zyrtarë të kësaj bashkie u vunë në pranga në 16 Mars të këtij viti, pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin duke abuzuar me detyrën dhe falsifikuar dokumente, kanë tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

About The Author

Related posts