Shtator 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Greqi, mbytet në pishinën e hotelit vogëlushja shqiptare

Greqi, mbytet në pishinën e hotelit vogëlushja shqiptare

KMA NEWS / Një vogëlushe shqiptare ka humbur jetën në ishullin Naksos të Greqisë. Ajo u mbyt në pishinën e hotelit ku punonte e jëma. Ngjarja ndodhi të hënën në mesditë, në fshatin turistik Mikri Vigla.

Duke mos pasur se ku ta linte, nëna e kishte marrë me vete Katerinën 4 vjeçare, dhe po hekuroste në lavanterinë e hotelit.

Siç raporton portali “naxosnews.gr”, në një moment vogëlushja u largua. Kur e jëma e pa se mungonte kishin kaluar 10 minuta.

Gruaja nisi të kërkonte vajzën e vet dhe më në fund e gjeti përmbys, pa ndjenja, në pishinën e hotelit.

Menjëherë u lajmërua ndihma e shpejtë që mbërriti brenda pak çastesh dhe vogëlushja u dërgua në spitalin e ishullit.

Por ishte vonë.

Policia ka arrestuar pronarin e hotelit, me skuzën se nuk kishte marrë masa sigurie për pishinën. Më herët ishin shoqëruar edhe prindërit e vogëlushes, por shpejt u lanë të lirë.

Ngjarja ka shokuar gjithë shoqërinë e ishullit, ku familja shqiptare jetonte prej vitesh.

About The Author

Related posts