Shtator 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Haley: SHBA ka prova për sulmin kimik në Siri

Haley: SHBA ka prova për sulmin kimik në Siri

KMA NEWS / Shtetet e Bashkuara kanë prova se në Siri është kryer sulm me armë kimike, u shpreh ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley. Sipas analizës së Uashingtonit, tha zonja Haley sot në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, forcat qeveritare të Presidentit sirian Bashar al-Assad kanë përdorur armë kimike të paktën 50 herë gjatë konfliktit shtatë vjeçar.

Ajo akuzoi presidentin sirian se po përpiqet të elimonojë kundërshtarët me këto armë. Këto akte, si dhe sulmi në Salisbury kundër ish-agjentit rus, tha zonja Haley, janë përpjekje për t’i kthyer armët kimike në përdorim të rregullt, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta lejojë një gjë të tillë.

Ambasadorja amerikane në OKB akuzoi Rusinë se ka shkatërruar mekanizmat ndërkombëtarë të verifikimit dhe se po ndihmon Sirinë të fshehë gjumët, gjë që përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar, tha ajo.

Zonja Haley tha se administrata amerikane po zhvillon mbledhje të njëpasnjëshme për të analizuar situatën dhe përgjigjen e saj ndaj këtij akti. Ajo shtoi se një situatë e tillë kërkon një vendim të peshuar mirë, por pa dhënë hollësi se çfarë opsionesh po diskutohen.

About The Author

Related posts