Qershor 22, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Hapje e negociatave: Detaje për progres-raportin e KE

Hapje e negociatave: Detaje për progres-raportin e KE

KMA NEWS / Komisioni Europian do të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit për dy vendet ballkanike, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Mediat gjermane që kanë publikuar pjesë të raportit, shkruajnë se në dokument theksohet perspektiva për anëtarësim për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Negociata po zhvillohen aktualisht me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa komisioni kërkon që t’i zgjerojë dhe në kuadër të progresit të arritur, ka rekomanduar hapjen e tyre edhe me Maqedoninë e Shqipërinë.

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini do të vijnë në Tiranë për të dorëzuar raport progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup.

Komisioni kërkon që qeveritë e këtyre vendeve të mos lënë vend për dyshime për orientimin dhe angazhimin e tyre strategjik dhe të shfaqin vendosmëri e progres të pakthyeshëm. Rajoni mbetet një portë e rëndësishme për trafikimin e drogës, armëve dhe njerëzve në BE.

About The Author

Related posts