Maj 25, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Hodhi ujë ndaj opozitës/ Ruçi kërkon përjashtimin e Bushatit. PS do gjashtë deputetë të opozitës jashtë Kuvendit

Hodhi ujë ndaj opozitës/ Ruçi kërkon përjashtimin e Bushatit. PS do gjashtë deputetë të opozitës jashtë Kuvendit

KMA NEWS / Në lidhje me ngjarjet e ndodhura ditën e sotme në Kuvend, Fax News bën me dije se në orën 18:00 do të mblidhet Byroja e Kuvendit për të vendosur për masat disiplinore.

Deputetët e opozitës gjatë protestës së tyre për largimin e kryeministrit Rama nga salla e Kuvendit, hodhën drejt tij, miell, vezë dhe ujë.
Partia Socialiste ka depozituar në Byro kërkesën për përjashimin e 6 deputetëve të opozitës, dy të LSI dhe katër të PD: Endrit Braimllari, Kejdi Mehmetaj, Flamur Noka, Ervin Salianji, Klevis Balliut, Edi Paloka.

Ndërkohë që mësohet se ka qenë vetë kreu i Kuvendit Gramoz Ruci që do të kërkojë përjashtimin edhe të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për gjestin e kryer të hedhjes së ujit në drejtim të opozitës.

About The Author

Related posts