Qershor 22, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mali i Zi po mban sot zgjedhjet presidenciale

Mali i Zi po mban sot zgjedhjet presidenciale

KMA NEWS / Rreth 530 mijë votues në Mal të Zi do të vendosin të dielën së kush do të jetë president i vendit të vogël në bregun e Adriatikut, për pesë vjet.

Rreth 1 mijë e 200 qendra votimi do të jenë të hapura deri në orën 20 sipas kohës lokale. Nëse asnjëri nga shtatë kandidatët nuk siguron 50 për qind të votave, atëherë raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale mbahet më 29 prill.

Sipas anketave, kandidati Partisë Demokratike të Socialistëve pro evropian, Milo Gjukanoviç, gëzon mbështetjen e mbi 50 për qind të votuesve.

Ndërsa, Mladen Bojaniç, një afarist i mbështetur nga një aleancë e partive opozitare, përfshirë edhe disa që dëshirojnë lidhje më të ngushta me Rusinë, mund të marrë rreth 30 për qind të votave.

Zgjedhjet parlamentare të vjeshtës së vitit 2016 kaluan nën hijen e arrestimeve të një grupi nacionalistësh serbë të dyshuar për përfshirje në një komplot për vrasjen e Milo Gjukanoviçit dhe vënien në pushtet të partive pro ruse, për të penguar anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

Moska i ka hedhur poshtë pohimet për mbështetje të përpjekjeve për grusht shteti, por nuk ka fshehur kundërshtimin e saj ndaj anëtarësimit të Malit të Zi në NATO.

Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve evropiane ndaj Moskës në vitin 2014, ndërsa muajin e kaluar Podgorica dëboi një diplomat rus pas helmimit të ish agjentit rus në Britani.

Në vitin 2016 Milo Gjukanoviç dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, ndërsa muajin e kaluar shpalli vendimin për t’u rikthyer në pushtet “për shkak të përgjegjësisë për të ardhmen e Malit të Zi”.

Kundërshtari i tij e akuzoi zotin Gjukanoviç për korrupsion e lidhje me krimin e organizuar.

Zgjedhjet e sotme janë të parat që kur vendi u bashkua me NATO-n dhe shihen si një prove për orientimin evropian të vendit.

Milo Gjukanoviç dhe partia e tij drejtojnë vendin për gati tridhjetë vjet. Në vitin 2006 Mali i Zi shpalli pavarësinë.

About The Author

Related posts