Tetor 21, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mbledhja PD-LSI/ Mbetet të përcaktohet data, opozita paralajmëron protestë masive: Nuk do bëjmë kërkesë në polici

Mbledhja PD-LSI/ Mbetet të përcaktohet data, opozita paralajmëron protestë masive: Nuk do bëjmë kërkesë në polici

KMA NEWS / Në këto momente PD-dhe LSI po mbajnë një mbledhje në selinë blu ku pritet të vendoset për datën kur do të mbahet protesta e opozitës.

Gazetarja e ‘Fax News’ Klaudja Karabolli tha se protesta që pritet të mbahet nga opozita do të ketë në focus mosbindjen civile

“Diskutohet për një protestë masive ku në fokus do të jetë mosbindja civile dhe Basha ka deklaruar se PD do të dalë në ballë të protestuesve që kërkojnë drejtësi. Mbetet për tu parë nëse do të vendoset se kur do të jetë protesta”, tha ajo.

Deputetët e PD-së dhe ata të LSI-së pritet që ti bashkohen protestuesve kuksianë dhe atyre të shoqërisë civile tek drejtoria e policisë në Tiranë ku kërkohet lirimi i personave të arrestuar pas protestës së dhunshme në Rrugën e Kombit.

Kreu i PD-së Basha ka thënë se ky është momenti për të qenë në krah të njerëzve dhe se nuk do të ketë kërkesë në polici për protestën.

“Vendimin duhet ta vëmë menjëherë në zbatim. Thirrje qytetarëve për të mos paguar taksën e Rrugës së Kombit, taksën e karburantit, taksen e rritur të pronës, të biznesit të vogël, tarifën e rritur të ujit. Në këtë situatë ku Rama e futur vendin, ne nuk ndjekim interesin tonë vetjak, por duhet të lidhemi me qytetarët. Duhet të jemi në krah të njerëzve. Të vendosim cilat janë hapat e parë, duke nisur me praninë masive të opozitës në sallën e gjyqit, sepse ata janë simboli i mosbindjes civile. Ne nuk çojmë kërkesë për leje në polici. Do ta kërkojmë kur të jetë arrestuar Olsi Rama, Agron Xhafaj, Saimir Tahiri”, është shprehur kryedemokrati Basha.

Gjatë mbledhjes ka reaguar edhe ish-kreu i PD-së, Sali Berisha.  Berisha tha se protestat do të vijojnë deri në përmbysjen e kësaj qeverie.

“Lëvizjet e mëdha fillojnë kur s’e pret. Ne kemi përballë një barbar të vërtetë që nuk ka lënë asgjë pa përdorur, në radhë të parë kundër opozitës. Ndaj Kukësi e nisi, e ndezi shkëndijën. Ne nuk largohemi deri në përmbysjen e kësaj qeverie. A jemi shumë apo pak? Me siguri absolute ju them jemi shumë. Kjo është mosbindje me vendosmërinë që ta nisim dhe nuk kthehemi më”, është shprehur Berisha.

(B.H/Faxweb)

About The Author

Related posts