Shtator 23, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Mesdheu në prag të luftës: Luftanijet dhe nëndetëset që Aleatët dhe Rusia po afrojnë…

Mesdheu në prag të luftës: Luftanijet dhe nëndetëset që Aleatët dhe Rusia po afrojnë…

KMA NEWS / Si shkak i sulmeve të pretenduara kimike mbi popullsinë civile të Sirisë javën e kaluar, tensioni në Lindjen e Mesme është rritur së tepërmi. Pritshmëria është që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët të nisin sulmin ushtarak në Siri. Nga ana tjetër, zyrtarët rusë kanë thënë se do t’i kundërpërgjigjen çdo sulmi.

Shtetet e Bashkuara, Rusia, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar janë më afër se kurrë një përplasjeje ushtarake të drejtpërdrejtë, që pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Bota është në pritje të alternativave ushtarake që aleatët kanë në plan.

Pavarësisht alternativave ushtarake, luftanijet dhe nëndetëset do të luajnë rol të rëndësishëm në çdo ndërhyrje të mundshme në Siri. Rrjedhimisht, monitorimi i tyre mund të na japë disa ide mbi llojin e ndërhyrjes që mund të jetë në plan.

Flota e Gjashtë e Marinës së Shteteve të Bashkuara e vendosur në Mesdhe përbëhet nga katër shkatërrues (destroyers) të klasit Arleigh Burke – USS Donald Cook, USS Porter, USS Carney, USS Ross – të pajisur me raketa Tomahawk. Nga të katër këto luftanije, vetëm USS Donald Cook mësohet të jetë në zonë pasi vizitoi portin qipriot të Larnakës mes datave 7 dhe 9 prill.

Tre anijet e tjera të Flotës gjenden jashtë Mesdheut. USS Carney gjendet në veri të Spanjës, USS Ross po përdoret për stërvitjen e përbashkët me njësitë e Marinës Mbretërore Britanike në portin britanik të Plymouthit. USS Porter u largua nga porti francez i Cherbourgut dhe është drejtuar për në Kanalin e Anglisë të martën – nuk duket ta ketë me nxitim të madh lundrimin drejt Mesdheut.

Grupi i aeroplanmbajtëseve Harry S. Truman duke përfshirë pesë luftanije amerikane të pajisura me raketa Tomhawk, një fregatë gjermane si dhe vetë aeroplanbajtësen Harry S. Truman u nisën nga Norfolku në Shtetet e Bashkuara dhe i janë drejtuar Lindjes së Mesme. Grupi do të arrijë vendosjen e plotë duke u instaluar në zonë rreth fundit të prillit.

Një tjetër shkatërrues amerikan i pajisur me predha Tomahawk, USS Laboon ka qenë duke operuar në Gjirin e Adenit së bashke me Grupin e Gatshëm Ujor “Iwo Jima”. Nuk ka informacion nëse ata vijojnë të qëndrojnë në zonë apo janë ngjitur sipër në ujërat e Detit të Kuq.

Përveç luftanijeve, ka informacione se në Mesdhe gjenden dy nëndetëse amerikane. Agjencia Spanjolle e lajmeve Salvage, bën me dije se ka ndjekur një marins nga USS Georgia në orët e para të 28 marsit në lindje të Kartagjenës, në Detin Alboren në Spanjë.

Një tjetër nëndetëse amerikane, USS John Warner, lundroi nga Gjibraltari në 6 prill në një vizitë 11 ditore. Nëndetësja USS Georgia mund të furnizohet deri në 154 predha Tomahawk  ndërsa nëndetësja USS John Warner mund të mbajë vetëm 12 të tilla. Ende të panjohura mbeten vendndodhjet e tyre më të fundit.

E vetmja luftanije britanike që gjendet në Mesdhe është HMS Duncan, e cila bën pjesë në Grupin e Dytë të Përhershëm Detar të NATO-s. Luftanija ka lënë portin e Splitit në Kroaci në 9 prill. HMS Duncan nuk ka kapacitete gjuajtëse. Rrjedhimisht, kryeministrja britanike Theresa May ka urdhëruar nëndetëset britanike të lëvizin në brendësi të rrezes së raketave të Sirisë të mërkurën për të qenë në gatishmëri të sulmit ndaj regjimit të presidentit Bashar al Assad. Megjithatë, numri dhe pozicionet aktuale të këtyre nëndetëseve, nuk bëhen të njohura.

Në Mesdheun Lindor gjenden aktualisht edhe dy luftanije franceze – FS Aquitaine dhe një fregatë e mbrojtjes ajrore Cassard.

FS Aquitaine është e pajisur me 16 predha ujore dhe mund të përdoret në goditjet kundër regjimit të Assadit. Një avion rus fluturoi këtë fundjavë mbi luftanijen franceze në kuota shumë të ulëta duke krijuar situatë të tensionuar.

Në kontrast me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët, 15 luftanije të Marinës Ruse janë të vendosura në paravijën siriane, në portin e Taurusit. Por bëhet me dije se vetëm dy luftanije janë në gjendje gatishmërie aktualisht – Admirali Grigoroviç dhe Admirali Essen. Në detin e Sirisë janë vendosur edhe dy nëndetëse të klasit Kilo. Rusia i ka lëvizur pothuajse të gjitha këto nga porti i Taurusit duke i nxjerrë në det të hapur në gatishmëri kundërpërgjigje ndaj një sulmi të mundshëm të aleatëve, informacione vizuale këto të ofruara nga imazhet satelitore të mërkurën.

flota

(E.L/Faxweb)

About The Author

Related posts