Gusht 16, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Opozita në protestë me biznesin. Mitingje në 6 zona të Tiranës

Opozita në protestë me biznesin. Mitingje në 6 zona të Tiranës

KMA NEWS / Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim do t’i bashkohen nesër protestës së biznesit të vogël dhe të mesës kundër rritjes së taksave. Vendimi për tu bërë pjesë e protestës është marrë sot nga drejtuesit e dy forcave politike. Burime nga opozita thanë se protestat do të zhvillohen në 6 zona të kryeqytetit.

Partia Demokratike ka marrë vendimin ditën e sotme për të mbështetur protestat ditën e martë dhe të mos shkojë në komisionet parlamentare. Mësohet se në mbledhjen e grupit parlamentar është marrë vendimi që PD t’u bashkohet bizneseve në Tiranë që do të mbyllin qepenat në Rrugën e Kavajës, në rrugën e Durrësit, tek tregu i madh tek Medreseja dhe tek tregu Elektrik. Kreu demokrat, Lulzim Basha do t’i bashkohet protestës së bizneseve tek Medreseja.

Ndërkohë gjatë fjalës së tij, mësohet se Basha ka folur për protestë më kapilare në vend dhe mesazhe të vazhdueshme për lirimin e 11 protestuesve të Kukësit.

About The Author

Related posts