Maj 25, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Opozita në Shqipëri thirrje qytetarëve për mosbindje civile

Opozita në Shqipëri thirrje qytetarëve për mosbindje civile

KMA NEWS / Opozita vendosi sot t’i bëjnë thirrje qytetarëve për mosbindje civile ndaj qeverisë së Edi Ramës. Shkak  i këtij vendimi është bë protesta e fundjavës së shkuar e banorëve të Kukësit të cilët kundërshtuan vendosjen e një tarife për qarkullimin ne autostradën që lidh vendin me Kosovën. Një protestë e cila u transformua në një përleshje të dhunëshme me policinë dhe djegien e shkatërrimin e plotë të sporteleve të ngritura për pagesën e tarifës mbi rrugën e cila varion nga 5 – 22.5 euro.

Në përfundim të një takimi të strukturave drejtuese të partive parlamentare të opozitës, kryetari demokrat Lulzim Basha tha se “Ne kemi shteruar këto vite pothuaj të gjithë hapësirën institucionale opozitare. Ju e shihni vetë. Në këtë vend nuk ka zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk ka demokraci. Në këtë vend qeveria shkel Kushtetutën, ligjin, pa i dhënë llogari askujt dhe pa asnjë konsenguencë. Pra këtu nuk ka më rregulla loje demokratike”.

Për këtë arsye sipas zotit Basha “hapësira e vetme për t’i qendruar në krah qytetarëve është mosbindja qytetare dhe kjo nis që këtë javë, në krah të qytetarëve me mosbindjen qytetare, me refuzimin jo vetëm të taksës në rrugën e Kombit por të çdo takse tjetër që ka rritur Edi Rama, me të gjitha hapat, format dhe mënyrat e mosbindjes qytetare si forma më e lartë e veprimit politik dhe qytetar kundër një klike që ka zaptuar pushtetin dhe po vjedh dhe po varfëron vendin”. Kryetari demokrat shpjegoi se thirrja ndaj çdo qytetari është që “të refuzojë çdo taksë koncensionare dhe çdo rritje taksash. Taksën dhe TVSH-në për biznesin e vogël, taksat e rritura të ujit, taksën e rritur të pronës dhe çdo taksë të rritur nga Edi Rama për të mbushur xhepat e tij dhe bandës me të cilën qeveris vendin”.

Për drejtuesen e LSI-së, Monika Kryemadhi “mosbindja qytetare do të thotë të heqësh dorën e Edi Ramës nga xhepi i shqiptarëve. Mosbindja qytetare është shumë e thjeshtë, të heqin shqiptarët litarin që u ka hedhur në qafë dhe që po ua shtrëngon çdo ditë e më shumë. Mosbindje qytetare do të thotë të ndihesh shqiptar, të ndihesh qytetarë dhe do të thotë ti thuash: Ik Edi Ramës”.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha, ju ka kërkuar deputetëve të pranishëm që të bëjnë një betim me veten e tyre, i cili duhet të jetë që askush nuk duhet të ndalet deri sa të rrëzohet Rama.

Në fjalën e tij Berisha e cilësoi akt heroik protestën qytetare, e cila ishte një reagim i fortë për ti thënë stop arrogancës së Ramës.

Çfarë betimi u kërkoi Berisha deputetëve?

Unë them që nuk ka më asnjë lloj pengesë, por motivoni njerëzit. Të kemi një drejtim nëpërmjet një shtabi që do të drejtojë mosbindjen civile deri në përmbysjen e tij (Ramës). Edhe njëherë mirnjohje të thellë atyre lumjanëve dhe të gjithë atyre që ishin aty dhe që bënë një shkundje, një tërmet në ndërgjegjen, në vetëdijen tonë për t’ú ngritur deri në ditën e fitores.

Atë që tha Rama në Parlament, e tha për popullin opozitar, me një ngjuhë fyese, rrugaçi dhe halabaku që s’e ka përdorur kush kurrë në histori një drejtues i këtij vendi cilido të ketë qënë ai. Tani çfarë është problem? Problemi është që ne duhet të betohemi njëherë me veten tonë. Një betim duhet ta bëjmë dhe betimi duhet të jetë që nuk i ndahemi deri sa ta rrëzojmë pushtetin e tij. Dhe të jeni të sigurtë që kur e bëjmë këtë betim këta që jemi këtu dhe kur t’i marrim edhe të tjerët që të bëjnë këtë betim, ai vetëm po hipi në qiell, se nuk ka ku shkon pa rënë bashkë me narkoshtetin. Ai e ka tejkaluar çdo të drejtë.

Se për të qëndruar për të mbajtur një pushtet për të mbajtur një gjë duhet të kesh të drejtën me vete. Ai ka shkelmuar çdo të drejtë kundra nesh dhe kundra qytetarëve të thjeshtë që ai urren, sepse ai është rritur në bllok dhe nuk e di se çfarë është varfëria. Me një të rënë të lapsit ai ia preu bukën e fëmijëve 20-30 mijë familjeve. Ai s’e di se me një dynym tokë nuk siguron as bukën e 3 muajve.

Basha deklaroi se nuk do të merret më leje për protesta

Nëse duan të arrestojnë dikë për këtë, Basha theksoi se le të arrestojnë atë vetë.

Sipas tij, kjo vjen për shkak se policia po shkel çdo rregull dhe ligj.

Policia nuk arreston Olsi Ramen, Saimir Tahirin,  Agron Xhafen, Balilajt e Habilat dhe kriminelët me shokë nuk ka për të pasur asnjë peticion apo kërkesë zyrtare për të marrë leje për mitingje. Le të vijnë të ju arrestojnë ju, le të arrestojnë deputetët, le të vijnë e të më arrestojnë mua. Kërkesë nuk ka për të pasur. Kur ata të fillojnë të sillen si polici e ligjit edhe ne do ti trajtojmë si polici e ligjit. Nuk kemi nevojë për media, të gjithë kemi Facebook, smartfonë. Do të përcaktohen pikat nevralgjike nga ku do të nisë veprimi e do të përshkallëzohet veprimi. Do të thirren qytetarët e do t’u tregohet qartë që ky aksion bëhet për ju dhe vetëm për ju. Ne jemi në krahun tuaj dhe nuk ka rrugë tjetër. Nuk ka mbetur rrugë tjetër përballë kësaj bande në pushtet që shkel kushtetutën e ligjin dhe dhunon qytetarët për pushtetin e pasurinë e saj. Nuk ka rrugë tjetër!

About The Author

Related posts