Tetor 21, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Përfundon takimi i përfaqësuesëve të opozitës me Mogherinin

Përfundon takimi i përfaqësuesëve të opozitës me Mogherinin

KMA NEWS / Ka përfunduar takimi i opozitës me Federica Mogherinin, ndërsa pas takimit Kryemadhi dhe Paloka në një dekjlaratë për mediat kanë thënë se ata e falenderuan atë për vendimin e Komisionit Europian por i kanë kërkuar edhe që BE të jetë më e vëmendshme ndaj Shqipërisë pasi probleme si ai I ish-ministrit Tahiri nuk duhet të kalohen në heshtje.

Gjithashtu ata thanë se i kanë kërkuar Mogherinit që të ndërhyjë në mënyrë njerëzore tek Rama për lirimin e kuksianëve të arrestuar pas protestës në Rrugën e Kombit.

“Raporti që do të na dorëzohet sot është i gjatë, aty janë detyrat për klasën politike, duke pasur parasysh problemet që ka Shqipëria me krimin, korrupsionin e tjerë vendimi për në qeshor do të jetë I vështirë.

Gjithashtu Mogherinit i kërkuam ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore për lirimin e kuksianëve, pasi vetë Rama kërkoi falje publike në Parlament.

Mogherini E falenderoi si bashkëkontribues në këtë proces opozitën, opozita është ajo që ka sakrifikuar më shumë nga vetja e saj, për shqiptarët, është një rrugë e vështirë deri në qershor, sepse situata në të cilën po kalon BE nuk është e lehtë, por më e rëndësishmja është detyrat që I janë lënë qeverisë për të luftuar korrupsionin”, tha Kryemadhi.

Ndërkohë që Edi Paloka u shpreh: E falenderuam për vendimin, uruam që deri në qershor qëndrimi I disa vendeve të ndryshojë, për ne hapja e negociatave realizon një dëshirë të shqiptarëve për të ecur në BE, por edhe ajo që i kërkuam është që Komisioni Europin të jetë më vëzhgues dhe më transparent, e vërteta dhe zgjidhja e problemeve do ta ndihmojë Shqipërinë dhe jo fshehja e tyre.

Akuzave të Ramës se opozita po pengon integrimin ata iu përgjigjën se e vetmja pengesë është Edi Rama.

About The Author

Related posts