Maj 25, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Presidenti Trump: Takimi me Kim Jong Un në maj ose në fillim të qershorit

Presidenti Trump: Takimi me Kim Jong Un në maj ose në fillim të qershorit

KMA NEWS / Presidenti Donald Trump tha të hënën se pret që një takim i propozuar me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un të zhvillohet në maj ose në fillim të qershorit.

Komentet e tij erdhën pasi zyrtarët e SHBA thanë se kanë konfirmuar që Kim Jong Un është i gatshëm të diskutojë mbi çnuclearizimin e gadishullit Korean.

Kjo është shenja e parë konkrete se udhëheqësi Koresë së Veriut, Kim Jong Un, vazhdon të jetë i gatshëm të takohet me presidentin Donald Trump, që kur Veriu propozoi i pari një takim muajin e kaluar.

Hollësitë rreth bisedimeve janë ende të paqarta po ashtu edhe vendi dhe axhenda e saktë e tyre.

Por zyrtarët thonë se mes Uashingtonit dhe Phenianit ka pasur kontakte të fshehta.

Presidenti Trump vazhdimisht ka bërë thirrje për çarmatimin bërthamor të gadishullit Korean.

Në të kaluarën, Koreja e Veriut është zotuar të pezullojë programin e saj bërthamor në shkëmbim të ndihmave me ushqime dhe zbutjes të sanksioneve ekonomike, premtime që vazhdimisht janë shkelur.

About The Author

Related posts