Nëntor 13, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Raund i ri bisedimesh për emrin e Maqedonisë

Raund i ri bisedimesh për emrin e Maqedonisë

KMA NEWS / Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Koxias dhe Nikolla Dimitrov u takuan të enjten në Ohër për të vazhduar një raund të ri të bisedimeve për zgjidhjen e problemit të emrit të Maqedonisë.

Dy ministrat thanë se po shënohet përparim, por se ende mbeten çështjet më të vështira për t’u zgjidhur.

Megjithëse nuk dhanë hollësi, ata lanë të kuptohej se po bisedohet për një kornizë kohore për zbatimin e marrëveshjes, pasi të arrihej ajo.

Shefi i diplomacisë maqedonase, Dimitrov theksoi se grupet e punës po punojnë në një tekst mbi pengimin e irredentizmit të të dyja palëve.

Ka qenë Greqia ajo që ka ngulur këmbë të sigurohej që vendi fqinj të hiqte dorë nga synimet irredentiste, por Nikos Kotzias nuk foli për këtë moment të ri që e bëri të ditur kolegu i tij nga Shkupi.

“Siç mund ta kuptoni, sa më shumë që afrohemi dhe i zgjidhin problemet tona, mbeten pak çështje për t’i zgjidhur, por ato janë më të vështirat”, u shpreh kryediplomati grek.

Kotzias dhe Dimitrov do të takohen sërish më 4 ose 5 maj në Selanik për të vazhduar bisedimet.

Pala greke ka lënë të kuptohet, sipas medias në Athinë, se referenca “Maqedonia e Epërme” ose “Veriore” është më e pranueshme për Greqinë, por çështja mbetet tek ajo që quhet ‘Erga omnes’ (përdorim i prëgjithshëm) që emri i ri të jetë në përdorim të përgjithshëm edhe ndërkombëtar edhe për vetë republikën ish-jugosllave.

Po ashtu, Greqia dëshiron që ky emër të jetë vetëm në trajtën sllave dhe i ngjitur në një fjalë,“Gornamakedonija”, i papërkthyeshëm në gjuhët tjera, për çka Shkupi thotë se nuk mund ta pranojë.

Pastaj, çështja e identitetit të popullit maqedonas do të jetë temë diskutimi, ndërsa Athina ngul këmbë edhe në bërjen e ndryshimeve kushtetuese nga fqinji më i vogël, që gjithashtu nuk ka hasur as në gatishmërinë e qeverisë në Shkup e as të opinionit publik maqedonas, e në veçanti është hedhur poshtë si mundësi nga opozita maqedonase.

About The Author

Related posts