Nëntor 12, 2018

reklama kryesore bar
reklama kryesore bar

Reagon Basha, për raportin e DASH-it

Reagon Basha, për raportin e DASH-it

KMA NEWS / Opozita e priti me shqetësim raportin e fundit të departamentit të shtetit, ku theksohen një seri problemesh të demokracisë, rendin dhe ligjit në Shqipëri. Kryetari i partisë demokratike, Lulzim Basha, tha se raporti është pasqyrë e realitetit të trishtë të Shqipërisë e përgatitut nga qeveria amerikane dhe nuk ka nevojë për shumë komente. “Zgjedhje të blera, qeverisje e korruptuar në çdo degë të saj, drejtësi e kapur, media të kapura dhe nën presion dhe sulm qeveritar. Arrestime, mbajtje të paligjshme të qytetarëve nga policia, kushte dhe trajtime çnjerëzore në institucionet e ndalimit, korrupsion në çdo nivel të policisë, dhunim të së drejtës së pronës, bllokim të sistemit të drejtësisë, në veçanti të emërimeve në Gjykatën e Lartë dhe Kushtetuese, emërimet politike në sistemin e drejtësisë, që është një shqetësim i përsëritur i opozitës, mungesa e lirisë së medias, dënimi pa ekuivok që i bën gazetarëve dhe trajtimit jo të mirë të tyre” – tha zoti Basha.
Zoti Basha tha se raporti i departamentit të shtetit konfirmon shqetësimet dhe kauzat kryesore që opozita dhe faktorë të tjerë, qeveri të tjera europiane kanë ngritur mbi gjendjen ku ndodhet Shqipëria sot, duke renditur mes shqetësimeve të shumta edhe rrëmbimin e kuksianëve nga policia në mes të natës nga shtëpitë e tyre pas protestës kundër taksës së Rrugës së Kombit.

Me të njëjtin shqetësim doli sot para mediave edhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Ai tha se raporti i departamentit të shtetit është unikal dhe i paprecedent, i cili provon se qeveria Rama po e shtyn vendin drejt një rrënimi ekonomik, social si kurrë më parë.

“Qeveria u padit për shkatërrimin e zgjedhjeve të lira përmes shitblerjes së votës, për korrupsionin e përhapur në qeverisje, për kapjen e drejtësisë, që nuk lufton korrupsionin por e favorizon atë, për kapjen e mediave dhe shantazhimin e saj, ndërkohë që policia përshkruhet si e kompromentuar dhe e inkriminuar. Dhe kjo është gjendja më e rëndë që mund të ketë përjetuar ndonjëherë Shqipëria në 3 dekadat e fundit”, – tha zoti Vasili.

Qeveria shqiptare ende nuk ka nxjerrë ndonjë reagim mbi këtë raport nga SHBA.

Kryeministri Edi Rama tha disa ditë më parë në një konferencë të përbashkët shtypi me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini se Komisioni Europian, duke dhënë rekomandimin për hapjen e negociatave me BE-në, kishte njohur përparimin që ka bërë Shqipëria në reformën gjyqësore, në luftën ndaj krimit dhe përparime në fusha të tjera.

“Me rekomandimin e mbi hapjen negociatave Shqipëria mori atë që meritoi për përparimin e bërë me vetingun në drejtësi dhe vetingun në radhët e policisë, të cilat do të vazhdojnë me vendosmëri” – tha zoti Rama.

Ai tha se Shqipëria ka kryer detyrat e shtëpisë dhe kishte shënuar rezultate pozitive në shumë sektorë nga ekonomia deri te drejtësia.

Departamenti i Shtetit theksoi në raport se problemet më të konsiderueshme të të drejtave të njeriut në vitin 2017 në Shqipëri, ishin “kufizimet në lirinë e shprehjes dhe të shtypit, përfshirë autocensurën dhe frikësimin e gazetarëve shkaktuar nga interesat financiare dhe politike; dhe korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisë”.

About The Author

Related posts